Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka ndodhi dje në kufirin Serbi-Kroaci, qytetarëve iu morën dokumentet, u mbajtën të bllokuar për 18 orë

18/04/2024 - 08:25
në Lajme
A A
Krejt çka ndodhi dje në kufirin Serbi-Kroaci, qytetarëve iu morën dokumentet, u mbajtën të bllokuar për 18 orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhjetëra autobusë të Kosovës me qindra udhëtarë që po udhëtonin nga shtetet e Evropës për në Kosovë dhe anasjelltas janë mbetur të bllokuar për rreth 18 orë nëpër pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Në pikë kalimin kufitar Kroaci – Serbi, policia kufitare e Serbisë iu mori dokumentet qytetarëve të Kosovës pa asnjë sqarim.

Ku veprim i autoriteteve kufitare të Serbisë ngjalli reagime të ashpra të institucioneve të Kosovës. Reagoi edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi Peter Stano tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

Dymbëdhjetë autobus me udhëtarë nga Kosova u ndaluan mbrëmë më mesnatë në pikë kalimin kufitar “Batrovc”, Serbi- Kroaci. Policia kufitare e Serbisë ua mori dokumentet qytetarëve të Kosovës duke i mbajtur të bllokuar për më shumë se 15 orë. Vllaznim Shala, shofer i një autobusi që po vinte në Kosovë, rrëfeu për rrethanat e kësaj ndalese kufitare.

“ Asni sqarim nuk është dhanë përveç se na mbajnë të bllokuar na kanë marrë dokumentet asgjë tjetër ::::: Edhe po i marrin nga 2-3 udhëtar nga çdo autobus po i marrin në pyetje”, tha Vllaznim Shala, shofer i autobusit në rrugë ndërkombëtare.

Një nga udhëtarët e bllokuar në pikën kufitare në  Kroaci – Serbi,  tha se policia serbe iu kishte bërë disa pyetje të pazakonta.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është parë edhe ambulanca, pasi që njërit nga udhëtarët iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“ Asnjë sqarim vetëm pyetje ku po shkon, çka punon, çka vepron kurgjo tjetër e kot krejt pa arsyetime pa asgjë”, tha një qytetarë për Rtv21 i cili mbeti i bllokuar në pikën kufitare Kroaci- Serbi.

Ky veprim i autoriteteve kufitare të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, ka ngjallur reagimin e institucioneve.

Ministria e Punëve të jashtme  e cilësoi si një veprim  hakmarrës të Serbisë pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Ministria ka njoftuar se bllokim të udhëtarëve kosovarë ka pasur edhe në zonat tjera neutrale të pikë-kalimeve kufitare me Serbinë.

Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë. Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

Kryeministri Albin Kurti tha se bllokimi i qytetarëve në kufirin e Serbisë është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

Pas informacionit për bllokim të udhëtarëve kosovarë, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke vlerësuar se Serbia është duke bërë shkelje të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes

”Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha Stano.

Qytetarët e Kosovës të cilët po udhëtonin nga Evropa për në Kosovë dhe anasjelltas u lejuan të kalojnë nëpër pikat kufitare të Serbisë pas orës 15:00

Gjatë ditës Ministria e Punëve të Jashtme iu bëri thirrje qytetarëve që të evitojnë pikë kalimet kufitare me Serbinë.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë