Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën me diskutimin e dinarit në Bruksel – e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare

20/04/2024 - 10:58
në Lajme
A A
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën me diskutimin e dinarit në Bruksel – e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dështuar historikisht Kosovën në dialogun e Brukselit, duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

Tahiri e konsideron kryeministrin Kurti si shkelës të Kushtetutës, pasi thotë se në Bruksel ka biseduar për çështjet e brendshme, siç është rasti me dinarin serb.

Ish-kryenegociatorja ka shtuar se Kurti jo vetëm që nuk ka arritur njohjen reciproke, por ka pranuar edhe formimin e Asociacionit, për të cilin tha se duke e kundërshtuar ka ardhur në pushtet dhe tani e ka pranuar “pa u skuqur fare”.

“Kurti dhe Qeveria e kanë dështuar historikisht Kosovën në këtë dialog të Brukselit, sepse Kurti dështoi që të arrij një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. Përkundër faktit që kur nisi ky dialog ai kishte përkrahjen amerikane që dialogu duhet të rezultojë në njehjen reciproke që ishte shprehur në letrën e presidentit Biden. Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i morri 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë. Pra kjo Qeveri në fakt me këtë popullizëm që ka, një here ka menduar që edhe në dialog ndërkombëtar mund të mashtrojë palët, edhe BE-në edhe amerikanet, por në këto procese janë serioze ndërkombëtare, tashmë ky pranoi Asociacionin ju dha plus një autonomi më shumë pakicës serbe përmes atij nocionit të ‘vetëmenaxhimit’”, ka thënë ajo.

Tahiri ka theksuar se Kosova ka dështuar në procesin e dialogut si shkak “i mungesës se zotësisë së Kurtit” edhe të qeverisë së tij, si dhe mos përvojës në këto procese.

“Pra janë dështime të Kosovës në këtë dialog për këtë periudhe fal mungesë së zotësisë së Kurtit edhe të qeverisë e cila edhe nuk ka përvojë edhe nuk ishte në gjendje pra të mbledh eksperte të rëndësishëm të Kosovës, edhe ta merr edhe opozitën me vete, pse do të ishin më të fortë”, ka thënë ajo.

Ish-kryediplomatja kosovare e konsideron temë të lehtë çështjen e dinarit sikur ekzekutivi të bisedonte fillimisht me serbët në veri.

Tahiri thekson se dëmi që i është bërë Kosovës me Rregulloren e BQK-së mbi dinarin serb është i madh, saqë një gjë e tillë është diskutuar edhe në Këshill të Sigurimit.

“Çështja e dinarit është një problem shumë i vogël, pse? Sepse vetëm një pjesë e vogël e serbeve atje në veri atje nuk e zbatojnë euron, por dinarin. Nuk është dashur Kurti ta bëjë çështje të dialogut të Brukselit dinarin, kjo është temë e brendshme, ai pra shkeli sovranitetin dhe Kushtetutën duke folur për çështje të brendshme të Kosovës në dialogun e Brukselit. E dyta Kurti ka mundur ta përdor dialogun që të thërras këtë pakicë serbe që nuk e zbaton dhe me ta të kishte zgjidhur çështjen. Kjo ka mundur të zgjidhej, në vend se Kurti të shkel Kushtetutën e Kosovës, duke dërguar dinarin jo vetëm në Bruksel por deri në Këshill të Sigurisë”, ka thënë ajo

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë