Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli: Qeveria Kurti e ka normalizuar korrupsionin, janë të përfshirë eksponentë të lartë të saj

26/04/2024 - 09:03
në Kryesore, Lajme
A A
Pacolli: Qeveria Kurti e ka normalizuar korrupsionin, janë të përfshirë eksponentë të lartë të saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin qeveritar dhe ka probleme të larta me të.

Ndërsa, në raportin e ‘Freedom House” kanë prezantuar se korrupsioni vazhdon të mbetet një çështje serioze në Kosovë.

Te dy raportet e organizatave ndërkombëtarë tregojnë realitetin në Kosovë, thotë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli në një intervistë për Front Online thotë se anipse qeverisa pohonte angazhimin e saj për luftimin e korrupsionit, raportet tregojnë ndryshe.

“Pavarësisht pohimeve të përsëritura të qeverisë për angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur transparencën, realiteti në Kosovë paraqet një pamje krejtësisht të ndryshme. Të dy raportet e Freedom House dhe Departamentit të Shtetit shërbejnë si përkujtues të mprehtë të natyrës endemike të korrupsionit në Kosovë”, vlerëson Pacolli.

Pak përparim është arritur nga kjo qeveri në këtë çështje, deklaron ish-presidenti.

Pacolli thotë se korrupsioni po lulëzon dhe po zhvillohet nga eksponent qeveritar.

“Pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria për të trajtuar këtë çështje të përhapur, pak përparim thelbësor është arritur. Në vend të kësaj, korrupsioni vazhdon të lulëzojë, i pakontrolluar dhe i guximshëm i zhvilluar nga eksponent qeveritar”, theksoi Pacolli

Ish-presidenti Behgjet Pacolli vlerëson që normalizimi i korrupsionit krijon precedent të rrezikshëm në Kosovë.

Madje, Pacolli thotë se mos luftimi i tij normalizon praktikat korruptive.

“Dështimi për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin jo vetëm që minon sundimin e ligjit, por gjithashtu gërryen besimin e publikut në institucionet qeveritare. Mungesa e veprimit konkret përjetëson një kulturë ku praktikat korruptive jo vetëm tolerohen, por normalizohen. Ky normalizim i korrupsionit krijon një precedent të rrezikshëm”, thotë Pacolli.

Ai tha se premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe.

Sipas tij,  populli i Kosovës po vazhdon t’i vuajë pasojat e këtij problemi.

Për luftimin e tij duhet të merren hapa për të mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në aktivitete korruptive, thotë Pacolli.

“Është shumë e qartë se vetëm retorika është e pamjaftueshme për të luftuar korrupsionin e rrënjosur që rrënon Kosovën. Duhet të ndërmerren hapa të prekshëm për të mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në aktivitete korruptive dhe për të zbatuar reforma gjithëpërfshirëse që synojnë nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies. Pa veprime kuptimplota, premtimet e qeverisë për “duart e pastra” tingëllojnë bosh dhe populli i Kosovës vazhdon të vuajë pasojat e korrupsionit sistemik”, theksoi Pacolli, i cili ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit.

Pacolli thotë se pavarësisht premtimeve qeveritare, Kosova është zhytur në ciklin e korrupsionit sistemik.

“Mungesa e progresit të prekshëm në trajtimin e korrupsionit nxjerr në pah një mosmarrëveshje shqetësuese midis retorikës së qeverisë dhe veprimeve të saj. Pavarësisht premtimeve për reforma, pak ndryshime thelbësore janë vërejtur, duke e lënë Kosovën të zhytur në një cikël korrupsioni sistemik”, thotë Pacolli.

Dy raportet e organizatave ndërkombëtare tregojnë nevojën urgjente për veprime radikale për ta parandaluar korrupsionin, vlerëson Pacolli.

“Vlerësimet kritike të ofruara nga raportet e Freedom House dhe Departamentit të Shtetit nënvizojnë nevojën urgjente për veprime radikale për të trajtuar korrupsionin e shfrenuar që përshkon peizazhin politik të Kosovës. Ndërsa qeveria mund t’i ik luftës kundër korrupsionit brenda saj, realiteti në terren tregon një histori tjetër”, tha ai.

Pacolli thotë se normalizimi i tij, gërryen themelet e demokracisë.

“Problemi shtrihet përtej mangësive të thjeshta legjislative; është tregues i një pranimi më të gjerë sistematik të korrupsionit brenda establishmentit politik aktual. Ky normalizim i praktikave korruptive gërryen vetë themelet e demokracisë dhe minon besimin e publikut në institucionet qeveritare”, deklaroi Pacolli.

Ish-presidenti ka treguar se cilat hapa duhet të merren për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

“Për të adresuar me të vërtetë këtë çështje urgjente, duhet të ketë një përpjekje të përbashkët për t’i dhënë përparësi masave kundër korrupsionit dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në aktivitete korruptive. Kjo kërkon jo vetëm reformë legjislative, por edhe një angazhim të vërtetë nga liderët politikë për të udhëhequr me shembull dhe për të mbështetur parimet e transparencës dhe llogaridhënies, sikurse Shqipëria me SPAK-un. Derisa masa të tilla të zbatohen, Kosova do të vazhdojë të vuajë pasojat shkatërruese të korrupsionit të pakontrolluar”, tha Pacolli

Ndryshe, nga opozita kanë reaguar lidhur me publikim e dy raporteve të organizatave ndërkombëtare duke thënë se kanë konfirmuar korrupsionin qeveritar.

Ndërsa, nga ekzekutivi nuk ka pasur reagime lidhur me këtë çështje.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë