Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimit ia tërhoqen vërejtjen dy herë bashkëpartiakët: Qysh eskaluan deputetë e ministra me gjuhë në Kuvend?

27/04/2024 - 17:28
në Kryesore, Lajme
A A
Ende s’ka filluar faturimi i rrymës në veri – PDK e AAK e quajnë mashtrim të radhës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bislimit ia tërhoqen vërejtjen dy herë bashkëpartiakët: Qysh eskaluan deputetë e ministra me gjuhë në Kuvend?
32 mins ago

27/04/2024
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të seancave të Kuvendit të Kosovës përgjatë vitit 2023. Përplasjet mes opozitës dhe pushtetit kanë qenë të shpeshta, derisa vlen të përmendet se kishte pasur edhe dhunë fizike. Gjuhë seksiste, mizogjene, homofobe, raciste e çka s’pati gjatë vitit të kaluar në parlament.

IKD në raport përmend disa shprehje të deputetëve e ministrave që përmbajnë gjuhë të papërshtatshme e të papranueshme.

E para, radhitet qasja seksiste e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ndaj deputetes së Partisë Demkokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi:

“…Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendjen publike, por kjo është e parëndësishme.”.

Tutje, përmenden edhe fjalët e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ndaj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

“…Për ofendimet personale të shefes së grupit parlamentar të VV-së, ish këshilltares së Bajram Rexhepit në PDK, të ndjerit, ish-nënkryetares së Behxhet Pacolli në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në Qeveri, ish partneres së koalicionit dhe ish[1]deputetes së Isa Mustafës në LDK, dhe shefes aktuale të Grupit Parlamentar të Albin Kurtit, dhe nuk po flas për pesë persona, po flas për një, nuk mund t’i flas për një çështje që se kupton e që është moraliteti dhe kurrizi politik.” – ishte shprehur ai mes tjerash.

Gjatë seancave në vitin e kaluar, kishte pasur edhe sharje e ofendime të tjera, të cilat IKD i ka përmbledhur si më poshtë:

“Jo si ju, deputetë të nderuar të opozitës, këtu në foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni nëpër ambasada, ktheheni në pula.”, “Phu të q*sha, tradhtari m*tit” “Mocionin e kombinuar me fjalim patetik Lumir Abdixhiku”[16] “…edhe lopa në grazhd e di se kush i ka hupur 8200 hektarë atje.”[17]”, “mshele gojën, magjup”[18], Albin, ti e rrejte veç veten”[19], “Nuk e keni idenë sa hipokritë jeni.” ky farë djali çka është duke kërkuar?, Mos u paraqit budalla, kur s’je, o vëlla! Nuk je i denjë të replikoj me ty… Nënë e motër e grua ia kishe çuar dikujt me t’i dhanë gjashtëmbëdhjetë milionë., “…se ky ka qejf me statistika të rrejë”, ”qe një vit është duke rrejtur”, “…me çfarë lehtësie ky djaloshi po fol për këtë temë…” “A beson, po m’i kujton fëmijët e mi para dy-trembëdhjetë vjetësh kur kanë qenë të vegjël e thërrisnin prej toaletit “Babë, e bëra!”, kur shkoja, thoshin “Jo, s’e bëra! Fake alarm”. Alarm i rrejshëm. A e kupton? Domethënë, tërësisht. “E bëra, s’e bëra. E bëra, s’e bëra!” “…unë tash nuk e di gjuhën e bretkosave…”, “Ministre, për besë po më vjen marre të të them po rren, por seriozisht jeni duke rrejtur.”, “…rrugaç, majmun e laper”. “Na tregoni me këndë jeni në kontakt, me Vuçiqin, me Radojçiqin, apo me kë jeni në kontakt për mocionin, se mocionin pa Radojçiqa e Vuçiqa nuk mund ta bëni. Nëse i keni, tregoni që jeni në koordinim me ta, po nëse nuk jeni në koordinim, tregona.”, “kjo më tregon që përnjëmend edhe kapaciteti i saj për të kuptuar fenomenet politike është po ashtu i limituar dhe nuk po më duket kështu e befasishme për mënyrën qysh po flet, sepse për të ekzistenca politike është komplet e shpërfytyruar si ekzistencë biologjike.”, “statistikat manipuluese, që i thotë ky djaloshi.”,” Përnjëmend këtë djalin këtu unë e njoh goxha moti, kështu e njoh goxha mirë edhe e di çfarë manipulanti është.”, “Hashim Haxhi Polari prej Broje!”, “…të flasim për gruan e frizerit, të flasim për lukun tend…”

Vlen të theksohet se përplasjet në Kuvendin e Kosovës ishin kritikuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023.

IKD ka përmendur se ka pasur dy raste, kur nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kanë tërhequr vërejtjen bashkëpartiakut të tyre, Besnik Bislimi.

“IKD gjen në një rast kur kryesuesja e seancës, nënkryetarja Saranda Bogujevci, jep vërejtjen ndaj zv.kryeministrit Besnik Bislimi dhe ndaj deputetëve për gjuhën joparlamentare. Në një rast, tjetër Kryetari i Kuvendit i tërheq vërejtjen zv.kryeministrit Besnik Bislimi për gjuhën seksiste të përdorur ndaj deputetes Ariana Musliu Shoshi.” – thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

PDK-ja paralajmëron ankesë në Kushtetuese, thotë se Haxhiu s’ia dekretoi dy anëtarë në KQZ

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
31/08/2026 - 20:57

Partia Demokratike e Kosovës i ka shkuar sot në zyrë ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për ta dekretuar Rashit Qalajn si anëtar të kësaj partie në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë