Partia Demokratike e Kosovës i ka shkuar sot në zyrë ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për ta dekretuar Rashit Qalajn si anëtar të kësaj partie në KQZ.
Kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, për KosovaPress e ka konfirmuar se PDK-ja do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij, Haxhiu s’ia ka dekretuar edhe anëtarin e dytë në KQZ, që sipas tij, i takon PDK-së.
“Nëse e ka shkel dikush Kushtetutën, e ka shkelë ai që e ka shkelë. Anëtari ynë s’ka bë asnjë shkelje. Ne, përkundrazi, neve na takojnë dy anëtarë në KQZ dhe për këtë punë do ta referojmë rastin në Gjykatë Kushtetuese për mosdekretimin edhe të anëtarit të dytë nga radhët e PDK-së”, tha Hamza.













