Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestë me 1 maj/ Jasharaj mesazh Qeverisë: Uroj që të mos e kenë harruar vitin 2022

28/04/2024 - 14:42
në Kryesore, Lajme
A A
Protestë me 1 maj/ Jasharaj mesazh Qeverisë: Uroj që të mos e kenë harruar vitin 2022
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve.

Rreth kësaj proteste ka folur për IndeksOnline, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kjo protestë, do të jetë paralajmërimi i parë për Qeverinë. Përmes kësaj proteste ata do të shpalosin kërkesat e tyre, ku në mungesë të qasjes së institucioneve nuk kanë mundur ti shprehin asnjëherë që nga shtatori I vitit 2022.

‘’Me datën 1 maj ne kemi paralajmëruar protestë, ku do të jemi të pranishëm në shesh para qeverisë me udhëheqësit sindikal të të gjitha niveleve. Do të thotë do të jenë Kryetarët e shoqatave sindikale, që nga çerdhet, shkollat fillore, të mesme, nga universitetet e Kosovës, bashkë me kryetarët e niveleve komunale, kryesinë dhe bashkë më ne në këtë protestë do të jetë edhe një pjesë e sektorit privat, që e përfaqësoj Jusuf Azemi.

Do të jetë një protestë me numër të kufizuar, dhe do të jetë paralajmërimi i parë për qeverinë. Ne do të shpalosim kërkesat tona , të cilat në mungesë të dialogut dhe qasjes së gabuar të Kurtit dhe Nagavcit për Sektorin e Arsimit, ku që nga shtatori 2022, nuk kanë gjetur kohë të takohen me ne.’’

Tutje, Jashari ka kujtuar vitin 2022, ku greva zgjati rreth një muaj dhe u shpreh se po frikësohet se kjo gjë mund të ndodhë sërish nëse Qeveria vazhdon të sillet njësoj duke I nënçmuar kërkesat e tyre.

‘’Kjo protestë do të jetë alarmi I parë ndaj qeverisë duke I kritikuar për qasjen e gabuar ndaj sindikatave, ndaj dialogut dhe duke I kritikuar që asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmëri që të merren me kërkesat tona, jo vetëm ne arsim por në tërë sektorin publik si policia, zjarrfikësit etj.

Uroj që mesazhi i 1 majit të kuptohet mirë, dhe uroj që qeveria mos ta ketë harruar vitin 2022, ku edhe atëherë u fillua me një protestë modeste, ku qeveria heshti dhe pastaj ndodhi ajo qe nuk duhej të ndodhte. Pra greva që zgjati një muaj e më shumë në vitin 2022, kam frike që një histori e tillë do të përsëritet prapë.

Por unë do të bëjë çmos bashkë me stafin dhe kryetarët sindikal, do ti lusë edhe anëtarësinë që viti shkollor mos të dëmtohet me greva të gjata, pasi edhe u fillua keq me vendimin e teksteve shkollore nga Nagavci.’’ tha Jasharaj.

JU REKOMANDOJMË

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

PDK-ja paralajmëron ankesë në Kushtetuese, thotë se Haxhiu s’ia dekretoi dy anëtarë në KQZ

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
31/08/2026 - 20:57

Partia Demokratike e Kosovës i ka shkuar sot në zyrë ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për ta dekretuar Rashit Qalajn si anëtar të kësaj partie në...

Më shumëDetails

24 mijë euro nga subvencionet për dy figurat e Aleancës në Suharekë:20 mijë për OJQ në e Rudina Berishës, 4 mijë për ish-drejtorin Driton Maliqaj

24 mijë euro nga subvencionet për dy figurat e Aleancës në Suharekë:20 mijë për OJQ në e Rudina Berishës, 4 mijë për ish-drejtorin Driton Maliqaj
31/08/2026 - 20:22

Publikohet lista përfundimtare të financimit për organizatat joqeveritare (OJQ) në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe mërgatës në Suharekë. Mes përfituesve ndodhen disa organizata që kanë lidhje të ngushta...

Më shumëDetails

Pak pas marrëveshjes VV-LDK për Presidentin, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Gjinit të AAK-së

Pak pas marrëveshjes VV-LDK për Presidentin, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Gjinit të AAK-së
31/08/2026 - 20:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Gjini ka bërë të ditur se...

Më shumëDetails

Ramadani: Pse s’po thirret sot seanca e Kuvendit? Marrëveshjen për ndarjen e posteve e kanë

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
31/08/2026 - 19:13

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar vonesën në thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes dy partive...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë