Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet zbatimi i legjislacionit në fuqi, e jo ndryshimi i tij për recidivistët

28/04/2024 - 22:58
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet zbatimi i legjislacionit në fuqi, e jo ndryshimi i tij për recidivistët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kërkesat për ndryshime të reja në legjislacion të veprave që ndërlidhen me dhunë në familje e armëmbajtje pa leje, po shihen si simbolike dhe jo zgjidhje për problemin. Derisa nga KGJK-ja thonë se ashpërsimi i masave duhet bërë pas një analize, ish-kryetari i Gjykatës Supreme konsideron se problemi qëndron tek aktgjykimet dhe gjykatësit, veçanërisht te mosmarrja e masave për ata që dështojnë t’i zbatojnë ligjet dhe që amnistojnë recidivistët.

Ende pa u bërë 1 vit nga ndryshimet e miratuara në Kodin penal të Kosovës, ndër to edhe ashpërsimi i dënimeve për personat që shpallen fajtorë për veprat penale “Dhunim”, “Sulm seksual” dhe “Dhunë në familje”, sërish është duke u diskutuar për ndryshime të tjera.

Ministrja Albulena Haxhiu, një ditë më parë tha se po shihet mundësia e ashpërsimit të masave, për personat e dyshuar për vepra penale armëmbajtje pa leje, duke përmendur edhe që të njëjtit të mos lirohen me procedurë të rregullt.

Por, një ndryshim i tillë ndonëse i përkrahur nga Këshilli Gjyqësor, nuk po konsiderohet i nevojshëm edhe nga njohës të fushës së drejtësisë.

Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme, thotë se duhet fuqizuar mekanizmat e brendshëm të sistemit të drejtësisë, dhe gjyqtarët vetëm të zbatojnë dënimet që parashihen me Kod Penal, sidomos në rastet kur të pandehurit janë recidivist.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme deklaroi se “Gjykatat që zbatojnë vendime efektive në raste të tilla, kur persona të tillë shpallen fajtorë pastaj gjykatat që të kenë parasysh kur kanë para vete një person i cili është i skenum disa herë penalisht, të mos shqiptojnë dënime banale, dënime me gjobë, dënime me gjobë, dënime me gjobë, ngase ligji për recidivist të lejon mundësinë me tejkalu edhe maksimumin e dënimit.”

Sipas tij, problemi qëndron tek aktgjykimet sepse gjyqtarët që shqiptojnë dënime me gjoba në rastet kur një person është kryerës i disa veprave penale, duhet të përballen me masa disiplinore.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme tha se “Të gjitha rastet ku po dalin në media që gjyqtarët, personat të cilët janë skedum me disa herë nëpër procese dhe në të njëjtën Gjykatë dhe kur i shikoni ato vendime, qesharake me gjobë, me gjobë patjetër me bindjen time duhet të thirren edhe në përgjegjësi ata gjyqtarë sepse ligji thotë se një nga rrethanat rënduese, që detyron me ashpërsu dënimin është kur ke të bëjshe me një recedivist.”

Të panevojshme ndryshimet e përmendura, i sheh edhe hulumtuesi në BIRN, Labinot Leposhtica, i cili thotë se këto deklarime janë më shumë të momentit.

Labinot Leposhtica – BIRN tha se “Rasti i fundit dhe në vecanti reagimet pas rastit të fundit, po evidentojnë që reagimi institucional në Kosovë është post-factum, pra po presim që me na ndodhë një dëm dhe pastaj po tentojmë që bazuar në rastin individual me i ndërmarr disa masa at hoc, të cilat thënë të vërtetën asnjëherë nuk e realizojnë qëllimin e synuar, në këtë drejtim duhet një qasje më sistematike e më strukturore.”

Ndërkohë Albert Zogaj, kryesues në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përmes një përgjigje për televizionin ka thënë se mbështesin ndryshimet ligjore nëse ato bëhen pas një analize profesionale.

Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së theksoi se “Këto ditë është diskutuar për ndryshimet e mundshme ligjore për ashpërsimin e masave (dënimeve) për rastet e armëmbajtjes pa leje dhe në këtë rast KGJK e mbështet ndryshimin ligjor nëse një ndryshim i tillë del nga një analizë e mirëfilltë shkencore dhe profesionale në kuptimin që këto ndryshime për ashpërsimin e masave shërbejnë si preventivë për parandalimin e rasteve kriminale.”

Ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, u propozuan e miratuan pas rritjes së rasteve të dhunimeve e dhunës në familje, ku ndër to ishte edhe rasti i dhunimit të 11 vjecares në Prishtinë, nga më shumë se 10 persona./TV Dukagjini

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Pse s’po thirret sot seanca e Kuvendit? Marrëveshjen për ndarjen e posteve e kanë

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
31/08/2026 - 19:13

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar vonesën në thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes dy partive...

Më shumëDetails

Kajtazi: “Kryetar Kuvendi do të ketë, qeveri do të ketë, president jo”

Kajtazi: “Kryetar Kuvendi do të ketë, qeveri do të ketë, president jo”
31/08/2026 - 18:57

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet politike dhe mundësitë për koalicione pas zgjedhjeve. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Kajtazi shkruan se tashmë janë shfaqur dy...

Më shumëDetails

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh
31/08/2026 - 18:43

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka ndikuar mbi qeverinë amerikane për ta përfshirë atë në luftën kundër Iranit. Deklarata vjen...

Më shumëDetails

Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator

Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator
31/08/2026 - 18:41

Deputeti Veton Berisha, njëherit Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka dalë në përkrahje të Marshit për Liri. Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, veçanërisht ata...

Më shumëDetails

Aleanca s’ka votë për Bekim Sejdiun, Arifi: Qëndrimi ynë është i njohur tash e tre muaj

Aleanca s’ka votë për Bekim Sejdiun, Arifi: Qëndrimi ynë është i njohur tash e tre muaj
31/08/2026 - 18:37

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij nuk është pjesë e bisedimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për çështjen e presidentit. I pyetur...

Më shumëDetails

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen
31/08/2026 - 18:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë