Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE thotë se ndërmjetësimi i Lajçakut s’është dështim, fajëson Kosovën e Serbinë që s’e mbajtën fjalën

29/04/2024 - 14:06
në Kryesore, Lajme
A A
BE thotë se ndërmjetësimi i Lajçakut s’është dështim, fajëson Kosovën e Serbinë që s’e mbajtën fjalën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian (BE), thotë se emisari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka kryer punën ashtu si duhet dhe se angazhimi i tij në këtë çështje nuk mund të quhet dështim.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një deklaratë për media, tha se roli i tyre nuk është t’i detyrojnë palët të sillen si evropianë, por vetëm ta lehtësojnë një gjë të tillë. Ai u shpreh se faji është i Kosovës dhe i Serbisë pse nuk u arritën rezultatet e kërkuara dhe jo i BE-së.

“Cilat janë mësimet që kemi mësuar? Ka një mësim të qartë, që nëse palët nuk duan të lëvizin, askush nuk do të mundet t’i detyrojë ata. Roli ynë si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd, është që të lehtësojmë, ndihmojmë që të bëhen evropianë, t’i ndihmojmë të fillojnë që të sillen në mënyrë evropiane dhe të gjenden zgjidhje kompromisi në çështje të rëndësishme për qytetarët e tyre. Fakti që nuk ishin në gjendje ta bënin këtë deri tani dhe të lëvizin përpara në procesin e normalizimit nuk është për shkak të dështimit të pretenduar të BE-së si lehtësuese, por është për shkak të dështimit të tyre që të mbajnë fjalën. Do të mbërrijmë aty, përtej mandatit të një emisari special”, tha ai.Stano theksoi se Lajçak bëri më të mirën e mundshme dhe se e ka pasur përkrahjen e 27 vendeve të BE-së.

“I dërguari special ishte një instrument i ri dhe specifik gjatë mandatit të këtyre institucioneve. Në të kaluarën nuk ka pasur. Përfaqësuesja e Lartë e ka bërë këtë punë vet, në dy mandatet e kaluara, por kjo ishte një shenjë se sa shumë vëmendje po i kushtonim kësaj çështjeje dhe se sa shumë donim të ndihmojmë, duke caktuar, me vullnetin e 27 shteteve anëtare, një person që specifikisht po merrej me ndihmën e Serbisë e Kosovës që të lëvizin përpara, në baza ditore. Kështu që nuk është e vërtetë, që mund të paraqiten rezultatet e deritashme si dështim i zotit Lajçak. ai ka bërë më të mirën në emër të Përfaqësuesit të Lartë dhe BE-së, me mbështetjen e plotë të 27 vendeve të BE-së”, tha Stano.

Sipas tij marrëveshja e Ohrit, nuk është dështim vetëm pse nuk është nënshkruar, derisa ripërsëriti qëndrimin e BE-së se ajo është ligjërisht obligative për të dyja vendet.

Stano theksoi se nëse nuk merren hapa të implementimit Kosova dhe Serbia i bëjnë dëm vetes dhe qytetarëve të tyre.

“Nuk është faktikisht korrekte të thuhet se ishte dështim, për faktin se dy palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Me dhjetëra herë kemi sqaruar se nuk ka pasur pikëpyetje për nënshkrimin. Kjo marrëveshje është ligjërisht obligative, dhe nuk ka sqarim më të mirë të faktit se është ligjërisht obligative, pasi që është bërë pjesë integrale e rrugës drejtë anëtarësimit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Kështu që nuk bëjnë hapa drejt implementimit, ata i bëjnë dëm vetes, të ardhmen evropiane dhe përfitimet që qytetarët e tyre do të mund t’i gëzonin”, tha ai.

Ndër të tjera ai tha se BE-ja do t’i vazhdojë përpjekjet për ta avancuar çështjen e dialogut.

“Kështu që ne do të vazhdojmë, BE-ja ka një mandat të përcaktuar ndërkombëtar, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së është lehtësuesi, pavarësisht nëse emri do të jetë Joseph Borrell, ose kushdo që do të vijë. Emisari Special, ende jemi me mandatin e tij që vazhdon dhe po vazhdon përpjekjet e tij, dhe nuk ka shembull më të mirë se si ai e kryen punën, pasi që po i kushton kohën dhe energjinë e tij në një numër takimesh, për të zgjidhur çështjen e fundit ( dinarin ) në vazhdimësinë e çështjeve të njëanshme që po e sjellin dialogun në menaxhim të vazhdueshëm të krizave”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh
31/08/2026 - 18:43

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka ndikuar mbi qeverinë amerikane për ta përfshirë atë në luftën kundër Iranit. Deklarata vjen...

Më shumëDetails

Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator

Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator
31/08/2026 - 18:41

Deputeti Veton Berisha, njëherit Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka dalë në përkrahje të Marshit për Liri. Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, veçanërisht ata...

Më shumëDetails

Aleanca s’ka votë për Bekim Sejdiun, Arifi: Qëndrimi ynë është i njohur tash e tre muaj

Aleanca s’ka votë për Bekim Sejdiun, Arifi: Qëndrimi ynë është i njohur tash e tre muaj
31/08/2026 - 18:37

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij nuk është pjesë e bisedimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për çështjen e presidentit. I pyetur...

Më shumëDetails

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen
31/08/2026 - 18:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator

PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator
31/08/2026 - 18:00

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të përbashkët të Grupit Parlamentar, Kryesisë së Partisë dhe kryetarëve të degëve, me qëllim koordinimin dhe organizimin për pjesëmarrje...

Më shumëDetails

Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën

Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën
31/08/2026 - 17:29

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu për President të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë