Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i njëjti ishte në detyrë, është stabile.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i emergjencës, Naser Syla.
“Gjendja është stabile, nuk ka lëndime të rënda”, u shpreh Syla përmes telefonit.
Ndërkohë policia është në kërkim të të dyshuarës, e cila duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, e ka goditur atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.