Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

29/08/2026 - 22:31
në ShowBiz
A A
Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, raportohet se janë zbuluar dokumente zyrtare lidhur me marrëdhënien që ka i dënuari me burg përjetë me modelen kosovare.

Hetimet e kryera nga prokuroria e Korçës, kanë zbuluar një kontratë noteriale bashkëjetese, të firmosur në ambientet e burgut të Drenovës nga Haxhiu dhe jashtë burgut, rezulton të ketë firmosur Ziza Pajaziti, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ndërkohë nga ana tjetër një dokument i administruar në dosje flet për një informacion të përcjellë nga Komisariati i Policisë Lushnjë, i cili konfirmon se Pajaziti dhe Haxhiu, kanë bashkëjetuar së bashku gjatë kohës kur ky I fundit ishte në kërkim.

Këtë informacion komisariati e ka marrë gjatë pyetjes së babait të Haxhiut dhe Ziza Pajazitit, të cilët kanë deklaruar se Laerti gjatë kohës që ishte në kërkim ka bashkëjetuar në Shqipëri dhe Greqi me modelen.

Kontrata noteriale është arritur të sigurohet nga gazetari Elton Qyno, e cila në dukje është një dokument i lidhur me vullnetin e dy palëve dhe është quajtur “Marrëveshje bashkëjetese”.

Kjo marrëveshje bashkëjetese është lidhur në 6 Tetor 2025 pranë noterit publik, Bledar Zake në Korçë dhe fillimisht është dorëzuar nga avokati në drejtorinë e burgut të Drenovës dhe më pas kjo drejtori ja ka përcjellë zyrtarisht prokurorisë së Korçës.

Rezulton se marrëveshja mes Pajazitit dhe Haxhiut, është bërë fiks pas 3 muaj e 25 ditë, kur Pajaziti hyri në 12 qershor 2025 në ambjentet e burgut të Drenovës, duke zhvilluar takim special me të dënuarit me burg përjetë. Ndërkohë që dokumenti noterial mban datën 6 Tetor 2025.

Marrëveshja e bashkëjetesës është bërë në një kohë kur prokuroria e Korçës, kishte nisur hetimet penale për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli.

Në dokument thuhet se të dyja palët Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, deklarojnë se:

”…kanë nisur bashkëjetesën dhe bashkëjetojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme si çift, duke ndarë së bashku të mirat dhe vështirësitë e jetës lidhim këtë kontratë në përputhje me Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. Palët lidhin këtë marrëveshje për të rregulluar pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa e tyre…”.
Më tej në dokument nënvizohet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e palëve gjatë bashkëjetesës, duke rregulluar çështjet që lidhen me administrimin e pasurive, detyrimet financiare të përbashkëta dhe kujdesin, përgjegjësinë prindërore ndaj fëmijëve që mund të lindin nga kjo bashkëjetesë, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe procedurat për përfundimin e bashkëjetesës.
…kjo kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mbetet e vlefshme për aq kohë sa palët vazhdojnë marrëdhënien e bashkëjetesës, përveç rasteve të ndërprerjes me marrëveshje të përbashkët ose sipas vendimit…”

Kontrata e bashkëjetesës ka dhe një dispozitë të veçantë për administrimin e pasurive, ku thuhet se:

“…pasuritë e fituara nga secila pale, para fillimit të bashkëjetesës mbeten pronë e veçantë e asaj pale. Pasuritë e fituara gjatë bashkëjetesës konsiderohen pasuri personale e secilit bashkëjetues…”.

Të gjitha këto veprime, janë kryer pas skandalit që përfshiu burgun e Korçës, me hyrjen në muajin Maj-Qershor 2025, të disa vajzave në takime speciale me të dënuar për vepra të rënda dhe futjen në masë të aparateve të telefonit.

Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Korçës, për shqyrtim gjyqësor, ku i pandehur është marrë një zyrtar i burgut të Drenovës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Mësohet se i pandehur ishte marrë dhe një zyrtar tjetër, por vepra penale e tij u pushua për shkak të ligjit të “Amnistisë”.

JU REKOMANDOJMË

Dikur thoshte është “haram”, Fero – njëri nga konkurrentët e sezonit të ri të “BBVK”

Dikur thoshte është “haram”, Fero – njëri nga konkurrentët e sezonit të ri të “BBVK”
23/10/2026 - 20:38

Reperi Fero ka marr një vendim të rëndësishëm por edhe të papritur. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ai do të jetë pjesë e këtij sezoni të...

Më shumëDetails

“Na bëj hallall nëse ndonjëherë kemi gabuar”, Tayna me letër lamtumirëse për Rinesën

“Na bëj hallall nëse ndonjëherë kemi gabuar”, Tayna me letër lamtumirëse për Rinesën
23/10/2026 - 20:27

Ndarja nga jeta e artistes Rinesa Qeriqi, pas një beteje me një sëmundje të rëndë, ka prekur thellë komunitetin artistik dhe publikun. Lajmi për ikjen e saj të...

Më shumëDetails

Zbulohet numri i banorëve që do të hyjnë më 30 tetor në BBVK

Zbulohet numri i banorëve që do të hyjnë më 30 tetor në BBVK
23/10/2026 - 18:15

Spekakli më i ndjekur në shqiptari, Big Brother VIP Kosova 5 po bëhet gati të rikthehet në ekranet tuaja, hiç më larg se më 30 tetor! Një prej...

Më shumëDetails

Fansi kap Xhensila Myrtezajn në qafë gjatë koncertit, këngëtarja: Ngadalë o vëlla, ngadalë

Fansi kap Xhensila Myrtezajn në qafë gjatë koncertit, këngëtarja: Ngadalë o vëlla, ngadalë
23/10/2026 - 18:05

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, pasi një fans ka tentuar ta puthë pa dëshirën e...

Më shumëDetails

Capital T mbështet protestat studentore në Shqipëri: “Mirëqenia e popullit tim është mbi gjithçka”

Capital T mbështet protestat studentore në Shqipëri: “Mirëqenia e popullit tim është mbi gjithçka”
23/10/2026 - 12:05

Reperi i njohur shqiptar Capital T ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke shprehur mbështetje të plotë për studentët protestues dhe qytetarët që kërkojnë respektimin...

Më shumëDetails

A do të jetë Elijona fytyra e re e “Big Talk”? (VIDEO)

A do të jetë Elijona fytyra e re e “Big Talk”? (VIDEO)
23/10/2026 - 11:07

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka nxitur dyshime se mund të jetë pjesë e emisionit “Big Talk” në sezonin e ri të “Big Brother VIP...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë