
Këtu shihet një pamje e bukur nga autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin. Fotografia nga Arben Llapashtica.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 66.5 kilometra dhe lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut për 45 minuta e në të cilën kanë punuar rreth 9000 punëtorë, 80 për qind e tyre nga Kosova.
Ky projekt ka kushtuar rreth 800 milionë euro dhe karakteristikë e veçantë e saj është se ka urën më të gjatë në rajon me 5.7 kilometra.
Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014. Autostrada “Arben Xhaferi” është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës-Kukës në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri-Kosovë.











