Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e Krasniqi të vetëm sonte në darkë, për çka e ftoi Kryeministri e për çka do t’i shkojë kreu i PDK’së

13/05/2024 - 16:55
në Lajme
A A
Kurti e Krasniqi të vetëm sonte në darkë, për çka e ftoi Kryeministri e për çka do t’i shkojë kreu i PDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri e pret në darkë për të folur për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit, por kryetari i PDK-së do të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve të reja. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të marrin pjesë. Albin Kurti dhe Memli Krasniqi sonte do të ulen përballë njëri tjetrit jo me të njëjtin qëllim.

Vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi prej liderëve të partive opozitare do të shkojë sonte në darkë në një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Shefi i Qeverisë të premtën i ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim që është planifikuar të mbahet sot në 18:30 në një nga hotelet e Prishtinës.

Kurti i thirri ata në takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.

Por kryetari i PDK-së në darkë shkon për të folur për diçka tjetër. Zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu tha se Krasniqi në këtë takim merr pjesë për të diskutuar mbi mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jetë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha Abdullahu.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e konsideroi të vonuar ftesën e Kurtit për takim, dhe në letrën që ia ktheu kryeministrit, e akuzoi atë se e ka shuar frymën e bashkëpunimit pozitë-opozitë.

“Në përgjigje të letrës suaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vjetësh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike të tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”, thuhet në letrën që Abdixhiku ia ktheu Kurtit.

Ai përmendi se Kurti nuk i është përgjigjur asnjëherë gatishmërisë së LDK-së për “bashkëpunim reciprok”. Për çështjet legjislative, tha se mund të diksutojnë në Kryesinë e Kuvendit.

“Sa u përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj, përkatësisht agjendës legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, ku përfaqësuesit tanë politikë i japin edhe qëndrimet tona partiake. Ndërsa për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do të vazhdojë t’i votojë, siç edhe ka vepruar deri më tani”, thuhet në letrën e Abdixhikut.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e refuzoi gjithashtu takimin me Kurtin. Tha se çështja për të cilën është thirrur, është kompetencë e shefave të grupeve parlamentare.

“Besnik Tahiri, i cili udhëheq grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj se kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre”, shkroi Haradinaj në letrën dërguar Kurtit, të cilën e publikoi vetë në Facebook.

Haradinaj i tha Kurtit se “në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”.

Në fund të muajit të kaluar, kryeministri i Kosovës u zotua në Bundestag se do ta bëjë të mundur miratimin e Kodit Civil, që përmban një nen për regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave të të njëjtit seks. Një detyrë padyshim e vështirë edhe dy vjet prej kur ky kod pati dështuar të miratohej në Kuvend. Kërkesën e Albin Kurtit e patën injoruar edhe me fjalime plot fyerje e homofobi deputetët konservatorë nga partia e tij e majtë.

Ndërkohë, Kurti është shprehur i hapur për zgjedhje të reja.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka paraqitur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër dhe e ka propozuar 9 qershorin si datë për zgjedhjet e reja.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka kryer diskutimet brenda partisë për listën zgjedhore dhe kërkon dorëheqjen e Qeverisë.

Ndërkaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po përpiqet ta zgjerojë edhe pak koalicionin me Nismën e Fatmir Limajt.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë