Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime për konflikt interesi? Universiteti “Haxhi Zeka” organizon panair me një OJQ që drejtohet nga persona me pozita kyçe brenda universitetit

16/05/2024 - 13:11
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Dyshime për konflikt interesi? Universiteti “Haxhi Zeka” organizon panair me një OJQ që drejtohet nga persona me pozita kyçe brenda universitetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më datë 30 maj do të mbahet panairi i Turizmit dhe Karrierës i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës dhe një organizatë joqeveritare e quajtur Forumi Ekonomik Rajonal Dukagjini.

Sipas organizatorëve ky panair ka për qëllim të promovojë turizmin vendor dhe të ndihmojë studentët dhe të diplomuarit që të njihen më afër me mundësitë e punësimit, punës praktike dhe informim për mundës të fitimit të bursave.

Deri këtu duket gjithçka në rregull.

Por nëse analizohet më detajisht, pjesë e organizimit sipas njoftimit zyrtar është edhe një organizatë jo qeveritare e cekur më lartë, Forumi Ekonomik Rajonal Dukagjini FER-D, e cila si themelues të organizatës ka këta persona: Gentiana Kastrati, Adnan Lataj, Arbërore Haxhija dhe person të autorizuar ka Luan Lulajn, raporton Gazeta Online Veriu.info.

E të gjithë personat e lartcekur po ashtu mbajnë pozita të rëndësishme në menaxhmentin e Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në adresë të Gazetës është ngritur shqetësimi nga punonjës të këtij universiteti, të cilët pretendojnë se ka konflikt interesi, pasi “Haxhi Zeka” ka marrë si pjesë të organizimit edhe një organizatë e cila drejtohet nga punonjës të rëndësishëm të menaxhmentit të saj.

Veriu.info ka hulumtuar rreth kësaj çështje dhe ka gjetur se kjo organizatë si themelues të saj ka deklaruar: Gentiana Kastratin e cila në universiteti mban pozitë e Drejtores së Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësimit, Adnan Lataj që në universitet mban pozitën e Drejtorit të Zyrës së Teknologjisë së Informacionit, Arbërora Haxhijaj që në universitet mban pozitën e Drejtores së Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kurse si person të autorizuar ka caktuar Luan Lulajn, i cili në universitet mban pozitën e Këshilltarit të Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi.

Veriu.info ka tentuar të flas me këshilltarin e Rektorit Luan Lulaj, por i njëjti ka thënë se është i zënë dhe se do të lajmërohet më vonë.

Abedin Selimaj, drejtor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës ka thënë se duhet t’i drejtohemi zyrës për komunikim rreth kësaj çështje.

Bazuar në këtë janë ngritur dyshime se ka konflikt interesi pasi kjo organizatë drejtohet nga persona me pozita të larta në universitet.

Sponsor gjeneral të këtij panairi siç shihet në njoftimin zyrtar është Universiteti “Haxhi Zeka” dhe një biznes privat, kurse roli i organizatës FER-D nuk dihet se cili mund të jetë.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për shtytje në vrasjen e kushëririt

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/06/2026 - 12:25

Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar, mes tyre edhe nëna e të dyshuarit. Zëdhënësi i Policisë për...

Më shumëDetails

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Aksioni i manipulimit të votave: Kryeprokurori i Gjakovës del në koferencë në ora 15:00
15/06/2026 - 12:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja SHBA-Iran lajm i mirë për paqen dhe ekonominë globale

Tahiri: Albin Kurti e Edi Rama mbeten jashtë dyerëve të Washingtonit, keq i kemi punët si komb
15/06/2026 - 11:53

Edita Tahiri e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes mes SHBA-së dhe Iranit, e cila pritet të nënshkruhet të premten Sipas saj, kjo marrëveshje hap një epokë...

Më shumëDetails

Haradinaj akuzon Kurtin për dështime në sektorin e energjisë: Premtove transformim, energjia nuk matet me propagandë

Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
15/06/2026 - 11:46

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për mungesë rezultatesh dhe dështim në realizimin e projekteve strategjike në...

Më shumëDetails

E rëndë: Humb jetën kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

E rëndë: Humb jetën kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova
15/06/2026 - 11:20

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në aksin rrugor Rrëshen–Reps. Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka...

Më shumëDetails

Merret vendim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″
15/06/2026 - 11:09

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit pesë të arrestuarve të dielën nën dyshimin se kanë marrë pjesë në masakrën e Reçakut. Pas mbajtjes së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    620 Shpërndaje
    Shpërndaje 248 Tweet 155

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë