Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hashani: Kjo qeveri me mirëqenie sociale na ka kthyer në vitin 2000

17/05/2024 - 21:15
në Kryesore, Lajme
A A
Hashani: Kjo qeveri me mirëqenie sociale na ka kthyer në vitin 2000
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për hulumtimin e Institut Ndërkombëtar Republikan i cili ka nxjerr të dhëna se brengat kryesore të kosovarëve janë ekonomia, papunësia, kosto e lartë e jetesës, çmimet e larta dhe korrupsioni.

Sipas këtij hulumtimi për 29% e kosovarëve brengë kryesore është ekonomia dhe papunësia e lartë ndërsa për 28% problem kryesor mbetet kosto e jetesës dhe çmimet e larta.

Profesori Medain Hashani, i cili është dekan i Fakultetit Ekonomik në kolegjin AAB, ka thënë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për në rrafshin ekonomik.

Sipas tij që nga paslufta qytetari asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë ekonomike.

“Sot gjendja e ekonomive familjare është e njëjtë sikur ka qenë në vitin 200, pra kemi një regres shumë të madh ekonomik për arsye edhe të inflacionit por edhe për shkak të mos reagimit të qeverisë. Qeveria nuk ka marr asnjë veprim që do të ndihmonte qytetarët që ta përballonin këtë inflacion. Prej se ka ardh kjo qeveri, inflacioni ka shkuar deri në 60% derisa pagat nuk kanë lëvizur fare apo edhe me keq në disa sektor edhe janë ulur ato dhe kjo ka bërë që mirëqenia e qytetarëve është rënduar teje mase, jemi në gjendjen e njejt sikur në vitin 2000”, ka pohuar profesor Hashani.

Ai tutje ka shtuar se për shkak të rëndimit të gjendjes ekonomike qytetarëve fare nuk ju interesojnë problemet politike siç edhe u pa në hulumtim ku vetëm 2% e qytetarëve janë të shqetësuar me gjendjen aktuale politike.

“Sot qytetarit nuk i intereson me ana patriotike, për veprime patriotike mjaftë shumë kemi pa nga kjo qeveri. Të njëjtit duke dashur t’i mbulojnë dështimet në ekonomi kanë ndërmarrë iniciative politike e patriotike në veri. Shembull për këtë është edhe ministri i punëve të brendshme i cili nuk po ushtron detyrën e tij, që është edhe ministër i administratës publike por ai po sillet sikur me qenë polic duke harruar apo injoruar punën e tij si përgjegjës edhe për administratën publike. Partitë politike duhet t’i trajtojnë me prioritet tre sektor, ekonomia, shëndetësia dhe arsimi dhe qeveria aktuale dështimet më të mëdha i ka në këta tre sektor. Pra qytetarëve nuk ju intereson më veriu por gjendja e tyre ekonomike dhe se a mund që në fund të muajit t’i paguaj faturat dhe kenë para për mbijetesë”, ka shtuar tutje profesori Medain Hashani.

Qytetarët sipas tij nuk duhet të bien preh e premtimeve të partive politike se do të ndërtojnë autostrada e e investime sepse ato janë obligime të secilës qeveri, qytetarët duhet marrin parasysh vetëm programet ekonomike që ndikojnë në rritjen ekonomike dhe mirëqenien e tyre./T7

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun
29/08/2026 - 21:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sërish një takim sonte me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Pas...

Më shumëDetails

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës
29/08/2026 - 21:53

Punonjësi i ndërmarrje “Trepça”, Meriman Ismajli, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij pas një vendimi të ndërmarrjes për penalizimin e tij me 30% të...

Më shumëDetails

Kamberi: Serbia s`mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës

Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb
29/08/2026 - 21:41

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ish-komandanti serb Ratko Mladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Takim i paparalajmëruar mes Kurtit dhe Abdixhikut
29/08/2026 - 21:12

Kreu VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar të shtunën në mbrëmje për çështjen e presidentit dhe takimi aktualisht është duke...

Më shumëDetails

“Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin” – Gërvalla i reagon BE-së për gjyqtarët serbë

“Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin” – Gërvalla i reagon BE-së për gjyqtarët serbë
29/08/2026 - 21:08

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë dhe...

Më shumëDetails

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
29/08/2026 - 21:00

Më 7 shtator, Fatmir Sheholli do të dalë për herë të parë në gjykatore, për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për spiunazh dhe shantazh. Gjykata Themelore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Plas skandali mes Jozit dhe Edi Kuçit? TikToku “shpërthen”, pretendohet për përleshje fizike dhe qarkullon versioni se këngëtari e ka rrahur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë