Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin” – Gërvalla i reagon BE-së për gjyqtarët serbë

29/08/2026 - 21:08
në Lajme
A A
“Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin” – Gërvalla i reagon BE-së për gjyqtarët serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë dhe zyrtarëve të administratës gjyqësore.

Ajo ka thënë se vendimi i KGJK-së për të refuzuar tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura në vitin 2022 dhe për të propozuar lirimin e tyre nga detyra është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sipas saj, gjyqtarët në fjalë nuk kanë ushtruar detyrat e tyre për rreth katër vjet, ndërsa dorëheqjet ishin paraqitur në vitin 2022.

Ministrja ka kritikuar presionin politik ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë, duke kërkuar që kushdo që pretendon se vendimi i KGJK-së është në kundërshtim me ligjin, të tregojë konkretisht se cili ligj apo nen është shkelur.

Postimi i plotë:

Në Republikën e Kosovës, ligji nuk negociohet dhe askush nuk qëndron mbi ligjin: Reagim ndaj deklaratave të zyrtarëve të BE-së lidhur me vendimin e KGJK-së për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë dhe zyrtarëve të administratës gjyqësore

Si Ministre e Drejtësisë, nuk mund të hesht përballë përpjekjeve për ta vënë në pikëpyetje zbatimin e ligjit të Republikës së Kosovës nga institucionet e saj të pavarura dhe për t’i imponuar atyre interpretime e preferenca politike të kujtdo qoftë.

Më 27 gusht 2026, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim për refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të paraqitura në vitin 2022, dhe për t’i propozuar u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës lirimin e tyre nga detyra.

Ky është vendim i një institucioni të pavarur. Dhe është vendim që është marrë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në nenin 26, përcakton shprehimisht detyrimin e Këshillit që, në rast të dorëheqjes së gjyqtarit ose prokurorit, t’ia dërgojë Presidentit propozimin për lirimin nga detyra. Këto dorëheqje janë dhënë në vitin 2022. Kanë kaluar pothuajse katër vjet.

Gjyqtarët në fjalë nuk kanë ushtruar detyrat e tyre për afërsisht katër vjet.

Gjatë kësaj periudhe, ata janë shkëputur nga proceset e rregullta të sistemit gjyqësor të Kosovës, përfshirë raportimin, vlerësimin e performancës, trajnimet e vazhdueshme dhe detyrimet e tjera që u takojnë të gjithë gjyqtarëve.

Mungesa e vazhdueshme nga puna përbën shkelje të rëndë disiplinore sipas Ligjit në fuqi për Përgjegjësinë Disiplinore të vitit 2018. Kjo, së bashku me detyrimet e tjera ligjore të shkelura, e bën të papranueshme tërheqjen e këtyre dorëheqjeve në rrethanat aktuale.

Por kjo çështje nuk mund të shkëputet nga rrethanat në të cilat këto dorëheqje janë dhënë.

Dorëheqjet e vitit 2022 nuk ishin veprime individuale dhe të izoluara. Ato u dhanë në mënyrë të organizuar, së bashku me dorëheqje nga pozita të tjera në institucionet e drejtësisë, në rrethanat e një presioni politik të drejtuar nga shteti i Serbisë.

Një veprim i tillë binte ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me detyrimin e gjyqtarëve për të respektuar rendin kushtetues dhe sistemin juridik të vendit dhe për të ruajtur pavarësinë e tyre në ushtrimin e funksionit.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës më 20 korrik 2026, kur refuzoi kërkesën e prokurorëve serbë dhe punonjësve administrativë për tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura në nëntor 2022.

Prandaj, e sfidoj publikisht cilindo që pretendon se këto vendime bien ndesh me ligjin e Republikës së Kosovës: na tregoni cili ligj është shkelur. Cili nen? Cila dispozitë?
Na tregoni cili ligj i Republikës së Kosovës përcakton se një person mund të japë dorëheqje nga një funksion në sistemin e drejtësisë, të mos e ushtrojë atë funksion për afërsisht katër vjet dhe më pas të rikthehet në të njëjtën pozitë?

Nëse pretendohet shkelje e ligjit, atëherë le të tregohet saktësisht ligji që qenka shkelur.

Është e papranueshme që sot një vendim i Këshillit Gjyqësor, i mbështetur në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, të vihet në pikëpyetje për arsye politike. Nuk mund të kërkohet nga Kosova zbatimi i ligjit dhe, në të njëjtën kohë, të ushtrohet presion ndaj institucioneve të saj kur ato e zbatojnë atë.

Partnerët tanë evropianë duhet ta mbështesin shtetin ligjor në Kosovë jo vetëm kur rezultatet janë të përshtatshme politikisht, por pikërisht kur institucionet e pavarura marrin vendime mbi bazën e ligjit.

Si Ministre e Drejtësisë, e mbështes fuqishëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pavarësinë e tij për të vepruar në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

Njëkohësisht ritheksoj se përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në institucionet e drejtësisë është detyrim kushtetues. Por ky përfaqësim nuk mund të përdoret si arsye për të relativizuar ligjin, pavarësinë e gjyqësorit apo përgjegjësinë individuale të bartësve të funksioneve gjyqësore.

Republika e Kosovës është shtet ligjor. Dhe shteti ligjor ka kuptim vetëm kur ligji zbatohet njësoj për të gjithë.

Republika e Kosovës nuk mund të sakrifikojë shtetin e saj ligjor për hir të politikave ledhatuese (appeasement) të BE-së, e në dëm të rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

Në Republikën e Kosovës askush nuk është mbi ligjin. Bash askush! Asnjë individ. Asnjë institucion. Dhe asnjë presion politik, vendor apo ndërkombëtar.

JU REKOMANDOJMË

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
29/08/2026 - 21:00

Më 7 shtator, Fatmir Sheholli do të dalë për herë të parë në gjykatore, për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për spiunazh dhe shantazh. Gjykata Themelore...

Më shumëDetails

Va’rreza në Kalludër – Momenti kur familjarët vendosin lule në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Va’rreza në Kalludër – Momenti kur familjarët vendosin lule në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave
29/08/2026 - 20:35

Dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës dhe familjarët e viktimave kanë vizituar lokacionin e varrit masiv në Kalludër të...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vd’es një kosovar pas aksidentit me motoçikletë

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
29/08/2026 - 20:29

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë. Sipas Policisë finlandeze, një veturë është përplasur me...

Më shumëDetails

Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm

Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
29/08/2026 - 20:23

Pjesëmarrja e komunave në protestën e paralajmëruar është vullnetare dhe asnjë komunë nuk mund të detyrohet të marrë pjesë, kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të...

Më shumëDetails

Sveçla reagon ndaj kërkesës së Kryeqytetit për hetim të NPB-së

Sveçla reagon ndaj kërkesës së Kryeqytetit për hetim të NPB-së
29/08/2026 - 20:17

Drejtuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas kërkesës së Kryeqytetit për hetim të plotë dhe të paanshëm lidhur me çështjen...

Më shumëDetails

Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen

Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
29/08/2026 - 19:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin që sot ka zhvilluar me përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve nga Presheva, Bujanoci,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Plas skandali mes Jozit dhe Edi Kuçit? TikToku “shpërthen”, pretendohet për përleshje fizike dhe qarkullon versioni se këngëtari e ka rrahur

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë