Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sërish një takim sonte me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas përfundimit të takimit ai është pyetur se si shkoi ky takim dhe është përgjigjur se kur të ketë rezultate nga ana e tyre do të ketë lajme për gazetarët.
”Kur kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve” – u përgjigj Kurti para mediave shkurt.












