Minatorëve të Trepçës u del veç 40% e pagës, drejtori financiar thotë se së shpejti ekzekutohen edhe 60% të tjera
Minatorët e Trepçës ende nuk i kanë marrë pagat e plota, pra 100%.
Disa nga ta sot shkurtimisht kanë bojkotuar edhe punën në minierë, pasi kanë kërkuar realizimin e pagës së plotë.
“Mitropol” bisedoi me Drejtorin Financiar të ndërmarrjes Trepça Sh.A, Shukri Gashin, i cili tha se së shpejti do ekzekutohet edhe pjesa tjetër e pagave.
“Qeveria ka subvencionuar vetëm këtë shumë, andaj në mungesë të mjeteve kemi paguar vetëm 40% të pagës e cila u ka dalë minatorëve dje. Së shpejti do paguajmë edhe 60% të mbetur nga mjetet vetanake të siguruara nga prodhimi.”, tha Gashi për “Mitropol”.
Minatorët e Trepçës janë përballur shpesh për vonesat me paga dhe mungesë të kushteve të punës.












