Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të kenë kujdes edhe për “look-un” e tyre ushtarak. Ministria e Mbrojtjes ka lidhur kontratë për shërbimet e qethjes së pjesëtarëve të FSK-së, me vlerë prej 9,375 eurosh, shkruan IndeksOnline.

Shërbimet do të kryhen në kazermat e FSK-së në Prishtinë e Ferizaj, por edhe në kazermat e tjera nëpër Kosovë, sipas nevojës.
Kontrata publike kornizë është fituar nga Visar E. Limani B.I dhe do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 15 mijë euro, kurse ajo e kurorezuar 9,375.00.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, operatori ekonomik i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të qethjes në përputhje me specifikimet teknike dhe kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit.

Pra, për tre vitet e ardhshme, krahas stërvitjeve dhe detyrave ushtarake, pjesëtarët e FSK-së do ta kenë të siguruar edhe një “rregullim” të flokëve.












