Kuvendi Komunal në Vushtrri ka mbajtur sot në seancë e rradhës ku pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i raportit të aksionarëve të KRM “Uniteti”.
Para të pranishmëve ka folur Kryeshefi i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, i cili ka njoftuar për punën dhe sfidat me të cilat po ballafqohet kjo kompani që merret me shërbimin e mbledhjes së mbeturinave për banorët e rajonit të Mitrovicës.
Morina ka kërkuar nga Kuvendi Komunal që tarifa për mbledhjen e mbeturinave të ngritet për 10%, apo shprehur në vlerë 4.9 euro.
Postimi i plotë i kryeshefit Morina:
Para anëtarëve të Kuvendit të Komunës të Vushtrrisë, Kryetarit dhe Nënkryetarit të Komunës, prezantova raportin e punës të KRM “Uniteti” për vitin 2021, me ç’rast përmenda edhe sfidat me të cilat pritet të përballet kompania në vitin 2022 pas shtrenjtimit zingjiror të çmimeve.
Në mirëkuptim kërkova nga komuna që ta ketë parasysh në të ardhmen e afërt, mundësinë e ngritjes të tarifës komunale për shërbimin e mbeturinave në 4.9 euro apo për rreth 10%, gjë që do ta ndihmonte KRM “Unitetin” të operoj më leht. Falenderoj Kryetarin, Nënkryetarin, Kryesuesen dhe anëtarët e Kuvendit në përgjithësi, për mbështetjen pa ekuivoke që më dhanë për punën e madhe që po bëhet në KRM “Uniteti”.













