Një qytetar është ankuar se breshëri i sotëm ia ka dëmtuar veturën e 80 mijë eurove.
Ai ka dërguar pamje të veturës së dëmtuar në adresë të VeriuInfo, dhe ka thënë se kjo i ndodhi pasi një polic nuk e lejoi të qëndrojë nën mbulojën e pikës kufitare në Han të Elezit derisa të ndalet breshëri.
Ai madje ka dërguar edhe ankesën që ka dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ndaj zyrtarit policor.














