Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aksionit të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.Gruda ka theksuar se prania e përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në seancën e Kuvendit nuk duhet parë vetëm si çështje protokollare.
“Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Gruda.Sipas tij, prania e partnerëve ndërkombëtarë në Kuvend, në rrethanat e krijuara, përcjell një mesazh politik.
“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë kundër çdo përmbysjeje të rendit kushtetues”, ka deklaruar Gruda.Ai ka shtuar se funksionimi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe institucioneve të shtetit nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo individi.
Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës
Me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar sot në Prishtinë, kundër vrasjes së grave, raporton Ekonomia Online....
Më shumëDetails











