Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në lagjjen “Qendresa Home” probleme mes banorëve, shkak hapësira e përbashkët që po imponohet te kthehet si xhami me imam

26/05/2024 - 16:33
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Në lagjjen “Qendresa Home” probleme mes banorëve, shkak hapësira e përbashkët që po imponohet te kthehet si xhami me imam
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Çagllavicë para pak vitesh kishte filluar të ndërtohet lagjja luksoze “Qendresa Home” me mbi 200 shtëpi, projekt ky me investitor kompaninë “Bau Holding” të biznesmenit Bajram Gashani.

Mirëpo, sa më afër finalizimit të projektit, kanë lindur edhe mosmarrëveshjet mes banorëve, të cilët thonë se aty ‘lojë’ jokorrekte po luan edhe kompania ndërtuese, Bau Holding.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se së fundmi aty është zhvilluar një proces votimi me preteksin për të shfrytëzuar hapësirat e përbashkëta të shfrytëzohet si faltore për rrjetin e banorëve që praktikojnë fenë Islame, për çka një pjesë e banorëve kanë kundërshtuar ashpër.

“Në një proces të dyshimtë votimi, gjoja për votimin brenda komunitetit të lagjes “Qendresa Home”, banorëve u është imponuar që njëra nga hapësirat e përbashkëta të shfrytëzohet si faltore. Hapësirat e përbashkëta, të destinuara për përdorim të përgjithshëm, tani janë caktuar për nevoja fetare nga komuniteti shumicë me orientim islamik, madje deri në atë masë sa është caktuar edhe një imam nga Bashkësia Islame. Në këtë komunitet islamik ka persona me histori të dyshimtë, duke ngritur pyetje të mëtejshme mbi ligjshmërinë dhe drejtësinë e këtij vendimi”, ka thënë një banor në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Veriu.info ka provuar të kontaktojë në numrin zyrtar të lagjjes “Qendresa Home” për të kuptuar nëse ai mbështet këtë proces të ridestinimit të hapësirave të ndërtuara nga kompania, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë qenë të qasshëm.

“Kjo situatë ka krijuar tensione brenda komunitetit dhe kërkon një zgjidhje të drejtë dhe transparente për të gjithë banorët”, thotë burimi i Veriu.info që ka blerë shtëpi aty.

Veriu.info ka siguruar edhe komunikime të brendshme të procesit te votimit dhe pamje të Xhamisë në lagjjen Qendresa Home, të cilat mund të shihni më poshtë:

Veriu.info do të vazhdojë të ndjekë këtë aktivitet, pasi burimet tona tregojnë se banorët kanë paralajmëruar padi ndaj kompanisë ndërtuese, Bau Holding.

 

JU REKOMANDOJMË

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda
29/06/2026 - 22:51

Analisti politik Dardan Sejdiu vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve nuk krijojnë bazë për formimin e institucioneve të reja, duke shprehur skepticizëm për tejkalimin e ngërçit politik. Sipas tij,...

Më shumëDetails

“U kthye qaty ku ka qenë Avdullah Hoti – Abdixhiku ish dasht mos me pasë hatërmbetje, ai është përjashtues”, Valon Syla për zhvillimet në LDK

Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
29/06/2026 - 22:40

Analisti Valon Syla duke komentuar zhvillimet brenda LDK-së, specifikisht foli për deklaratën e kësaj partie, që u tha se “është rikonfirmuar mbështetja për Abdixhikun”, por Syla pohoi se...

Më shumëDetails

Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë
29/06/2026 - 22:02

Gjykata në Pejë ka lëshuar komunikatë, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e Gjykatës në Facebook. Pas leximit, del që Kryetari i Gjykatës nuk ka bërë...

Më shumëDetails

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

Mot i vranët sot, priten edhe reshje shiu
29/06/2026 - 21:45

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe valën e nxehtësisë që erdhi nga Evropa, origjina e së cilës buronte nga Afrika veriore. Fatmirësisht për rajonin tonë...

Më shumëDetails

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë
29/06/2026 - 21:30

Protestuesit që prej javësh mblidhen para Kryeministrisë po hedhin hapat për krijimin e një Kuvendi Qytetar, një strukturë që, sipas tyre, do të përfaqësojë zërin e qytetarëve, pasi...

Më shumëDetails

Deklarata e LDK pas takimit me degët: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore

Deklarata e LDK pas takimit me degët: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore
29/06/2026 - 20:55

LDK njofton se Kolegjiumi i Degëve të saj, i mbledhur sot në selinë qendrore të LDK-së, shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin zgjedhor, gjendjen institucionale dhe angazhimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë