Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në lagjjen “Qendresa Home” probleme mes banorëve, shkak hapësira e përbashkët që po imponohet te kthehet si xhami me imam

26/05/2024 - 16:33
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Në lagjjen “Qendresa Home” probleme mes banorëve, shkak hapësira e përbashkët që po imponohet te kthehet si xhami me imam
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Çagllavicë para pak vitesh kishte filluar të ndërtohet lagjja luksoze “Qendresa Home” me mbi 200 shtëpi, projekt ky me investitor kompaninë “Bau Holding” të biznesmenit Bajram Gashani.

Mirëpo, sa më afër finalizimit të projektit, kanë lindur edhe mosmarrëveshjet mes banorëve, të cilët thonë se aty ‘lojë’ jokorrekte po luan edhe kompania ndërtuese, Bau Holding.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se së fundmi aty është zhvilluar një proces votimi me preteksin për të shfrytëzuar hapësirat e përbashkëta të shfrytëzohet si faltore për rrjetin e banorëve që praktikojnë fenë Islame, për çka një pjesë e banorëve kanë kundërshtuar ashpër.

“Në një proces të dyshimtë votimi, gjoja për votimin brenda komunitetit të lagjes “Qendresa Home”, banorëve u është imponuar që njëra nga hapësirat e përbashkëta të shfrytëzohet si faltore. Hapësirat e përbashkëta, të destinuara për përdorim të përgjithshëm, tani janë caktuar për nevoja fetare nga komuniteti shumicë me orientim islamik, madje deri në atë masë sa është caktuar edhe një imam nga Bashkësia Islame. Në këtë komunitet islamik ka persona me histori të dyshimtë, duke ngritur pyetje të mëtejshme mbi ligjshmërinë dhe drejtësinë e këtij vendimi”, ka thënë një banor në kushte anonimiteti për Veriu.info.

Veriu.info ka provuar të kontaktojë në numrin zyrtar të lagjjes “Qendresa Home” për të kuptuar nëse ai mbështet këtë proces të ridestinimit të hapësirave të ndërtuara nga kompania, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë qenë të qasshëm.

“Kjo situatë ka krijuar tensione brenda komunitetit dhe kërkon një zgjidhje të drejtë dhe transparente për të gjithë banorët”, thotë burimi i Veriu.info që ka blerë shtëpi aty.

Veriu.info ka siguruar edhe komunikime të brendshme të procesit te votimit dhe pamje të Xhamisë në lagjjen Qendresa Home, të cilat mund të shihni më poshtë:

Veriu.info do të vazhdojë të ndjekë këtë aktivitet, pasi burimet tona tregojnë se banorët kanë paralajmëruar padi ndaj kompanisë ndërtuese, Bau Holding.

 

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë