Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë

26/05/2024 - 21:22
në Lajme
A A
Haziri mendon se oferta e Kurtit për zgjedhje është më shumë kurth se sa vullnet politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë të bllokuara nga Qeveria Kurti.

Ai thotë se magjistralët dhe rrugët e e ndryshme janë bërë pjesë e korrupsionit sistemor të kësaj qeverie.

“Sa i përket investimeve ne infrastrukturë janë mbi 1 miliardë e 200 milionë euro të bllokuara sot, është dëm i madh që tregon paftësi me menaxhu projekte zhvillimore në këtë vend, invetimet publike që Kosovës i japin infrastrukturë rajonale edhe lidhjet e brendshme edhe lidhjet ndërkombëtare, kanë mbet në pikën 0 aty ku janë lënë para 3 viteve”, tha Haziri.

Tutje, Haziri në “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thekson se qysh në muajt e parë të kësaj Qeverie në pushtet, është parë paaftësia e tyre në menaxhim.

“Magjistralja apo autostrada apo lidhjet rajonale te rrugëve janë bë pjesë e korrupsionit sistemor që kjo qeveri ka me u pasqyru heret apo vonë, sepse paaftësi në menaxhmin e projekteve të tilla ne e kemi pa në mujat e parë, por tash kur po shihet mosprogresi dhe janë bo subjekt i hetimeve tregon qartë se ka probleme sistemore brenda”, shton Haziri.

“Nuk duhet me prit që mund të finalizohet dicka, sepse njerëzit në anamoravë dhe lidhja e anamoravës me Prishtinën dhe koridorin tjeter ndërkombëtarë Selanik-Shkup, cilën kjo autostradë e krijon, ne e kemi lënë 70% të punimeve të përfundume dhe sot flasim për 72%, janë vendos nja 50 shtylla të ndriqimit publik dhe e kanë zbulu ujin e nxehtë, tani thojnë po rrshet dheu kur punohet natyrisht që dalin probleme teknike, kontrata është shumë e qartë ajo i zgjedh problemet”, tha Haziri për “Expose”.

Sipas Hazirit, qytetarët tashmë do të binden që kjo Qeveri nuk është e përgjegjshme që të merret me projekte madhore, madje sipas tij, Qeveria e Kurtit po bën mashtrim të brendshëm.

“Po shihet që në fund të mandatit po dojn me kriju një përshtypje të re, që është mashtrim i brendshëm. Tendenca edhe rrugën për Mitrovicë, Gjilan, Podujevë me i përfundu si projekte të qeverisë së kalume, sepse këto ka një kohë që janë fillu, ka probleme pronsore, çështje të shpronsimeve, bugjetimeve por kjo qeveri fillimisht e ka ndal për shkak të buxhetit, nuk ka nda buxhet mjaftueshëm. Natyrisht tani në moment të fundit janë kujtu që duhet me përshpejtu dinamikën për motive dhe për konsum elektoral më shumë, por koha pamundëson me i përfundu sepse problemet që dalin në implementim janë të natyrës së punës. Besoj shumë që qytetari i Kosovës kudo që jeton në këto pjesë të Kosovës, ka me u bind që nuk është kjo qeveri kompetente dhe e mobilizume dhe as e përgjegjshme dje as me kapacitete me mbyll projekte madhore si këto që po flasim tash”, tha Haziri.

“Flasim për hapje të tuneleve dhe koridoreve me Tetovën për hekurudhën me Tiranën, për krijimin e koridoreve në anën tjetër, lidhjen e koridorit ndërkombëtarë Zhegër Stanqiq e kanë blloku, përderisa ne e kemi hap pikën kufitare me Maqedoninë përmes Kumanovës që është funksionale pamundëson me u shpall rrugë ndërkombëtare për arsye se duhet të ndërtohet rruga e cila plotëson karakterin dhe standartet e rrugës ndërkombëtare, aty pamundësohet pastaj transporti deri në 3.5 ton sipas ligjit dhe sipas marrëveshjes me Maqedoninë. Tani për tani kemi qarkullim të njerzve dhe nuk kemi qarkullim të mallrave që është në interes të zhvillimit të ekonomosë rajonale apo edhe projekteve tjera që më shumë i kanë deklarative sesa në funksion të realizimit”, përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë