Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

28/05/2024 - 09:14
në Lajme, Ndryshe
A A
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas raportit të EUAA-së në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37.

Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime.

Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje.

Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.

Ndërkohë sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin përgjatë vitit 2023, nga shtetasit shqiptarë u paraqitën gjithsej 9,145 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të EUAA-së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti kështë në vende si Franca, Italia dhe Gjermania.

Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptaërve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar.

Ndërkohë këtë vit nurmi i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoriteteve britanike është në shifra të papërfillshme./voa

JU REKOMANDOJMË

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
08/11/2026 - 20:46

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka deklaruar se po planifikohet një peticion dhe grevë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Në Info Magazine në...

Më shumëDetails

“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet

“Me pasë rrymë, rrugë, ujë e shpresë”, deputeti i VV-së ngre dilema nëse në Kosovë po punohet sa duhet
08/11/2026 - 20:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur pikëpyetje nëse në Kosovë po bëhet gjithçka që është e mundshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta në Tiranë, sërish mblidhen studentë dhe qytetarë

Vazhdon protesta në Tiranë, sërish mblidhen studentë dhe qytetarë
08/11/2026 - 20:07

Edhe këtë të dielë në Tiranë, studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para objektit të Kryeministrisë, duke vazhduar kështu protestat e përditshme. Protesta ka nisur rreth...

Më shumëDetails

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva
08/11/2026 - 19:52

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se për shkak të grevës nesër do të ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë.Siç thuhet në njoftim, njëri nga trenët që niset nga...

Më shumëDetails

Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani
08/11/2026 - 19:37

Lidhja mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, nuk kufizohet vetëm te marrja apo dhënia e informacioneve, por mund të...

Më shumëDetails

Trump flet për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori

Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
08/11/2026 - 19:14

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke e cilësuar rezultatin si një “hap gjigant prapa në histori” për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    255 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë