Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spanja: Situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës

28/05/2024 - 15:06
në Lajme
A A
Spanja: Situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Spanja i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se situata e Kosovës me shtetin palestinez është krejtësisht ndryshe, teksa ka përsëritur se nuk ka ndryshuar qëndrim për shtetësinë e Kosovës.

Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian – bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë – që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës besohet se lidhet me qëndrimin spanjoll karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

“Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, vendimi i marrë më 28 maj, për të njohur zyrtarisht shtetësinë e Palestinës, është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë detyruese, pasi të miratohen.

Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është diskutuar në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, më 27 maj në Bruksel.

Disa burime i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në këtë pikë ka pasur grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ka qenë “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”.

Në linjë me Spanjën, shtetësinë palestineze e ka njohur të martën edhe Norvegjia.

Irlanda do të veprojë njëjtë, më vonë gjatë ditës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë në mëngjes se vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

JU REKOMANDOJMË

Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj

Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj
02/11/2026 - 17:45

Për të gjashtën ditë me radhë, ka nisur protesta në Prishtinë në kërkim të drejtësisë dhe përgjegjësisë institucioale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.Protesta është thirrur nga Kolektivi për...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion
02/11/2026 - 17:02

Në kuadër të projektit për ndriçimin SMART të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka lidhur dy kontrata të ngjashme në dy vitet e fundit për rregullimin e ndriçimit. Kontratën...

Më shumëDetails

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit
02/11/2026 - 16:54

Policia e Kosovës ka hyrë në fazë të ndryshimeve të mëdha strukurore, pas dorëheqjes së Drejtorit Gazmend Hoxha. Veriu.info mëson se pozita i është ndërruar edhe zëvendëskomandant i...

Më shumëDetails

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
02/11/2026 - 16:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi...

Më shumëDetails

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij
02/11/2026 - 16:44

Avokati i doktorit Gëzim Berisha, i cili u ndalua gjatë fundjavës nën dyshimin për dhunë në familje, ka reaguar duke mohuar pretendimet ndaj klientit të tyre. Përmes një...

Më shumëDetails

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit
02/11/2026 - 16:30

Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve drejt tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë