Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit

02/11/2026 - 16:30
në Lajme
A A
Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve drejt tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet si një “hemorragji financiare” për ekonominë vendase.

Vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, banka ka bërë një lëvizje të madhe taktike duke dërguar jashtë vendit plot mbi 9.4 miliardë LEK (rreth 103 milionë Euro) brenda një periudhe 3-mujore.

Kjo lëvizje përfshin shtimin e depozitave në bankat jorezidente me 4.25 miliardë LEK dhe dhënien e huave për institucionet financiare të huaja në vlerën e 5.16 miliardë LEK-ëve, kryesisht për të përfituar nga normat e larta të interesit në Eurozonë.

Hemorragji financiare

Kjo lëvizje e fundit është vetëm maja e ajsbergut, pasi stoku total i parave që BKT ka nxjerrë jashtë Shqipërisë ka arritur shifra kolosale. Sipas të dhënave të pasqyrave të audituara financiare, stoku i plotë i vendosjeve totale të BKT-së jashtë vendit kap vlerën e jashtëzakonshme prej mbi 2.22 miliardë Euro.

Ky mal gjigand parash, i cili e kthen BKT-në në një fond investimesh globale, përbëhet nga 1.75 miliardë Euro në letra me vlerë ndërkombëtare dhe Eurobonde, 267.1 milionë Euro në depozita afatshkurtra likuiditeti në banka të huaja dhe plot 377.5 milionë Euro në kredi të dhëna direkt për institucione financiare ndërkombëtare.

Kjo është një strukturë thellësisht problematike. Mbi një e treta e të gjithë pasurisë dhe likuiditetit të mbledhur nga BKT nuk qëndron në Shqipëri, por është e shpërndarë nëpër tregjet ndërkombëtare në formë Eurobondesh, depozitash dhe huash ndërbankare, duke lënë vetëm 66% të aseteve për tregun vendas.

Përveçse thajnë ekonominë kombëtare nga likuiditeti, i cili shkon jashtë dhe nuk financon rritjen ekonomike të vendit, këto zhvendosje masive mbartin një pikëpyetje të madhe rregullatore. Raportet zyrtare të bankës nuk zbulojnë se në cilat vende specifike janë investuar këto para dhe çfarë klase risku (credit rating) kanë këto instrumente të huaja.

Por nën zë flitet se BKT ka investuar edhe në aksione apo bonde afrikane apo Azerbajxhan, vende të cilat nuk njihen për siguri të lartë investimesh. Duke qenë banka më e madhe në vend, strategjia e BKT i shkakton kosto jo të vogla Shqipërisë./Kapital

JU REKOMANDOJMË

“Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

“Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë
02/11/2026 - 15:50

Pasi doli para Gjykatës Themelore në Gjilan një ditë pasi u arrestua për vrasje të rëndë në fshatin Demiraj, një familjare iu afrua 65-vjeçarit me inicialet B.D., për...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij
02/11/2026 - 15:38

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij...

Më shumëDetails

Biografia e panjohur e Enver Hoxhës: Dokumentet që nuk u botuan kurrë

Biografia e panjohur e Enver Hoxhës: Dokumentet që nuk u botuan kurrë
02/11/2026 - 15:24

Gjatë periudhës së regjimit komunist, Shqipëria nuk botoi kurrë një biografi zyrtare të plotë për Enver Hoxhën, pavarësisht se ai la pas një seri veprash me rreth 80...

Më shumëDetails

AUV ia ndalon hyrjen e 1 mijë kg patatinave STIZA të kompanisë së Tarashajt – Përmbanin nivel të lartë të substancës kimike me potencial kancerogjen

AUV ia ndalon hyrjen e 1 mijë kg patatinave STIZA të kompanisë së Tarashajt – Përmbanin nivel të lartë të substancës kimike me potencial kancerogjen
02/11/2026 - 15:05

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar në kufi hyrjen në Kosovë të mbi 1 mijë kilogramë patatina STIZA Paprika për shkak të rrezikut të...

Më shumëDetails

Ndërron jetë imami kosovar

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
02/11/2026 - 15:04

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë mulla Muhamed ef. Neziri, ish-imam në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan dhe njëherë ish-sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame...

Më shumëDetails

I dyshuari për vrasjen e djalit dhe mbesës në Demiraj të Gjilanit del para Gjykatës

I dyshuari për vrasjen e djalit dhe mbesës në Demiraj të Gjilanit del para Gjykatës
02/11/2026 - 14:38

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po mbahet seanca e parë shqyrtuese në rastin e vrasjes së rëndë të 27 vjeçarit dhe foshnjes së tij, në Demiraj të Gjilanit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë