Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”

01/06/2024 - 21:08
në Kryesore, Lajme
A A
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dje. Për dy ditë të zhvillimit të këtij ushtrimi, në mesin 50 delegacioneve të shteteve që përcollën këtë ushtrim, ishte edhe Kosova, i përfaqësuar nga zëvendësministri i parë i MM-së, Shemsi Syla, komandanti i KFT-së, gjeneral brigade, Hysen Dreshaj, atasheu ushtarak në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe delegacioni nga ministria e Mbrojtjes dhe FSK- ja.

Në ditën e dytë të përmbylljes së ushtrimit, u përcoll edhe nga kreu më i lartë i shtetit Turk, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe delegacioni i tij i lartë, ministri i Mbrojtjes, si dhe delegacione të larta nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Ky ushtrim konsiderohet si ushtrimi më i madh e më gjithëpërfshirës, nga toka, ajri e deti, i zhvilluar në kohë nate e dite, me pjesëmarrjen e 45 shtete të botës, me mbi 12 mijë trupa dhe në përdorimin e armatimit më modern e më të sofistikuar të teknologjisë më të re të industrisë së mbrojtjes së Turqisë.

Në këtë ushtrim, kontingjenti i FSK-së u paraqit me përgatitje të larta profesionale, ku gjatë realizimit pjesëmarrësit vepruan si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), ku objektivi kryesor i ushtrimit ishte shkëmbimi i eksperiencës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.

Ushtarakët tanë arritën të realizojnë me sukses objektivat në të cilat parashihen operacionet më të ndërlikuara me forcat ajrore, në bashkëveprim me forcat komando turke.

Gjatë dy ditëve të ushtrimit, delegacioni i Kosovës pati rastin të takohej me personalitete të shumta të shtetit turk e të vendeve të tjera.

Në këtë vizitë zyrtare, delegacioni i udhëhequr nga zëvendësministri Syla, vizitoi edhe panairin ku u bë ekspozimi i arritjeve më të larta të teknologjisë së armatimit të kompanive turke, që janë bazë e industrisë së mbrojtjes.

Me këtë rast, Syla u takua me presidentin e Agjensisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, drejtori kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes që ishin në ekspozitën e industrisë së Mbrojtjes ne kampin ku u zhvillua ushtrimi.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Mirëmëngjesi Kosovë’’, Rrahmani ndan video të oxhakëve të KEK’ut – re tymi ‘mbulojnë’ qiellin

‘‘Mirëmëngjesi Kosovë’’, Rrahmani ndan video të oxhakëve të KEK’ut – re tymi ‘mbulojnë’ qiellin
27/08/2026 - 12:13

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka ndarë në profilin e tij në Facebook një video të oxhakëve e KEK’ut në Obiliq. Në videon e Rrahmanit...

Më shumëDetails

KGJK i liron nga detyra gjyqtarët serbë, Haxhiu i gëzohet vendimit

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
27/08/2026 - 12:07

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu njoftoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Haxhiu...

Më shumëDetails

Muharremi: Nëse Kurti do, çështjen e presidentit mund ta zgjidh menjëherë

Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
27/08/2026 - 11:48

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar bisedimet në mes të LDK-së dhe VV-së për çështjen e presidentit. Ai ka bërë me dije se nëse dëshiron Albin Kurti, çështjen e...

Më shumëDetails

Bajrami: “Qerrja para kalit” edhe në energji, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro rrymë

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
27/08/2026 - 11:33

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në detyrë lidhur me politikat në sektorin e energjisë dhe themelimin e Korporatës së Ruajtjes së Energjisë (KRE)....

Më shumëDetails

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë
27/08/2026 - 11:24

Dhimbje e madhe pas humbjes tragjike të Sherif Hotit, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Bashkëshortja e tij, Medina Curri Hoti, ka...

Më shumëDetails

Dy burra kosovar sulmojnë njëri tjetrin në Leposaviq, në stacion policor rezultojnë me alkool

Dy burra kosovar sulmojnë njëri tjetrin në Leposaviq, në stacion policor rezultojnë me alkool
27/08/2026 - 11:16

Një incident është shënuar gjatë natës së mbrëmshme në Leposaviq mes dy burrave kosovar, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Sipas raportit 24 orështë policisë njëri burrë është ankuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    439 Shpërndaje
    Shpërndaje 176 Tweet 110
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë