Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu njoftoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Haxhiu përshëndeti në një postim në Facebook këtë vendim të KGJK-së.
“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, shkroia ajo.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërrmarë veprime për lirim nga detyra të tyre”, shtoi Haxhiu.
Bashkimi Europian kishte bërë thirrje që të mos i bëhej trysni institucionit të pavarur të gjyqësorit lidhur me këtë çështje, pasi eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje i kërkuan këshillit që të marrë vendim për moskthimin në punë të gjyqtarëve serbë.
Më herët, BE-ja ka kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje të trajtohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.













