Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht zonën mes fshatrave Lushtë e Broboniq.
Lexues të VeriuInfo kanë dërguar foto të aksidentit, ku shihet se tri automjete janë ndeshur mes vete.
Në vendngjarje ka arritur edhe autoambulanca për të dhënë ndihmën e nevojshme për të lënduarit.














