Rasti i rëndë i dhunimit seksual i cili u raportua sot nga Policia e Kosoovës ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ku ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast.
“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak të ndjeshmerisë nuk mund të japim më shumë informata”, ka thënë Nikçi.












