Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në El Salvador me ftesë të homologut të saj, Nayib Bukele.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se El Salvadori ka qenë vazhdimisht një partnere përkrahëse për Kosovën përcjell Arbresh.info.
Osmani theksoi se me presidentin Bukele kanë diskutuar për zgjerimin e aleancave.
“Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, ka shkruar Osmani.

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi
Hulumtuesja Saranda Ramaj ka kritikuar mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia për atë që ka ndodhur nuk...
Më shumëDetails











