Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk ndërpritet ndihma në muajin e parë”- çka parasheh skema e re sociale?

02/06/2024 - 14:56
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
“Nuk ndërpritet ndihma në muajin e parë”- çka parasheh skema e re sociale?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës sociale, që financohet nga Banka Botërore. Skema e re ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese në skemën aktuale shtetërore dhe nxitjen e punësimit.

Shumë familje që marrin ndihmë sociale në Kosovë, i janë nënshkruar formave të ndryshme të diskriminimit si pasojë e disa kritereve të skemës shtetërore të ndihmës sociale. Për të eliminuar diskriminimet, Ministria e Financave, muajin kaluar, ka filluar një proces reformues të skemës së ndihmës sociale. Ekspertja e komunikimit në kuadër të këtij projekti, Elvira Berisha, i tha Radio Kosovës së ky reformim ka për qëllim krijimin e barazisë dhe uljen e varfërisë.

“Kjo reformë është dizajnuar me qëllim të shtrirjes së barazisë, eliminimit të diskriminimit që aktualisht ka skema e asistencës sociale, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha ka shpjeguar se skema e re është dizajnuar ashtu që të përfshijë dhe t`i arrijë sa më mirë grupet më të varfra të vendit, sidomos “aktivizimin e përfituesve të skemës sociale në tregun e punës”.

Berisha potencoi se ky proces është i rëndësishëm ngase të dhënat e nxjerra nga ky pilotim do të shërbejnë për hartimin e projektligjit për skemat sociale.

“Mësimet e marra prej këtij pilotimi që ka filluar tash, do të reflektohen edhe në projektligjin për mbrojtje sociale dhe në skemën sociale që aktualisht është duke u përgatitur”, ka sqaruar Berisha.

Pavarësisht paralajmërimeve për ndryshme rrënjësore në skemën sociale, për shumë qytetarë është ende i paqartë procesi i reformimit dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ”keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim”.

Murati ka sqaruar se kjo është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, por dallimi është te heqja e kritereve diskriminuese, siç është ai për të pasur fëmijë nën 5 vjeç. Gjithashtu me skemën e re nuk ndërpritet me automatizëm ndihma sociale, që në muajin e parë që familja fillon të gjenerojë të ardhura, por i jepet një mundësi për të përfituar nga skema sociale të paktën edhe tre muaj të tjerë.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse skema sociale që paralajmërohet se do të eliminojë kriteret diskriminuese do të rris shumën përfitimin për familjet që përfshihen në këtë kategori, që aktualisht është në vlerë prej 60 deri në 180 eurosh varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.

JU REKOMANDOJMË

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg
05/11/2026 - 23:12

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë...

Më shumëDetails

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Befason Spahiu: “Kurti hoqi dorë prej budallakive dhe u bë kryeministër”
05/11/2026 - 22:59

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar, tha se Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë pasi që sipas tij klasa e re ka...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Nënkryetarja e LDK-së reagon pas publikimit të sondazheve: Kujtojini zgjedhjet lokale dhe “kredibilitetin” e matësve një natë para tyre
05/11/2026 - 22:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se...

Më shumëDetails

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
05/11/2026 - 22:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Sylejman Selimin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit. Kjo është bërë...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”
05/11/2026 - 22:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 tetor 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Dukagjin Lekajt (Dukagjin Nikollaj), të cilin e ngarkon për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje...

Më shumëDetails

Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë

Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
05/11/2026 - 22:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”. Për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë