Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmojnë sindikatat: Kosova po braktiset, Azemi: 300 mijë qytetarë e lëshuan Kosovën nga 1 janari

02/06/2024 - 22:57
në Kryesore, Lajme
A A
Alarmojnë sindikatat: Kosova po braktiset, Azemi: 300 mijë qytetarë e lëshuan Kosovën nga 1 janari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vetëlavdërohet se gjatë qeverisjes së tij në Kosovë janë hapur 87 mijë vende pune më shumë, nga sindikatat e ndryshme në vend po alarmojnë për ikjen masive të qytetarëve dhe të fuqisë punëtore drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Jo vetëm nga sektori privat ka ikje.

Shumë zyrtarë administrativ, policë, mjekë, infermierë e mësimdhënës nuk po e ‘gjejnë’ më veten në Kosovë.

Nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kanë dhënë alarmin e fundit.

Sipas tyre, nga 1 janari , kur ka ndodhur liberalizimi i vizave e deri më sot nga Kosova kanë ikur hiq më pak se 300 mijë qytetarë.

Kështu të paktën po pretendon Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate.

Ai për emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar kjo ikje po ndodh për kushte më të mira të punës dhe për paga më të dinjitetshme.

“Sipas të dhënave tona që i kemi që nga muaji janar deri në fund të prillit kemi ikje rreth 300 mijë qytetarë . Dikush në momentin kur po flas unë po thonë, punëtorë, por jo ka ikje të rreth 300 mijë qytetarëve për të cilën ne përafërsisht mund të japim të dhënat tona të cilat i kemi bërë në bazë të një sondazhi, në bazë të të dhënave që i kemi parë dhe kemi ardhur deri këtu që në janar deri në fund të prillit kemi rreth 300 mijë qytetarë të ikur nga Kosova e që është shumë normale po themi 95% por edhe 100% këto ikje janë ikje të fuqisë punëtore që ikin për kushte më të mira se sa i kemi këtu”, thotë ai.

Azemi vlerëson se këto shifra janë alarmante, duke shtuar se kompanitë nuk i kanë të sigurt punëtorët që i kanë, pasi në çdo moment mund të largohen nga Kosova.

“Diçka dua të them se kjo në njëfarë forme në asnjë rast nuk më jep mua të drejtën të lavdërohem përkundrazi këto janë shifra shumë të rënda, alarmante. Dhe çfarë është më e rënda, të gjithë ata që nuk kanë prekje tek kompanitë private, nuk ka kompani në Kosovë që nuk ka rrezikshmëri dhe që nuk ka mungesë të punëtorëve. 90% të kompanive sepse një 10% i ka trajtu mirë punëtorët edhe me liberalizim edhe pa liberalizim, por 90% të kompanive në sektorin privat në Kosovë nuk është i sigurt se punëtorët që i ka sot mund t’i ketë nesër. Jo më larg se sot ‘de facto’ pronarët e kompanive kishin marrë tendera për kryerjen e punimeve dhe më thane ‘unë nuk mundem me i kry këto punime sepse edhe punëtorët që i kishte pasur të afërm familjarë kanë ikur’. Kështu që gjendja është shumë e rëndë, po shihet dhe po preket, dhe më e rëndë është ajo që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë së paku që ta parandalojmë, aq sa mundemi me parandalu”, thekson ai.

Tre faktorë kanë ndikuar në ikjen masive të punëtorëve nga Kosova.

“Trendi i krijuar, pagat e vogla, kushte e punës”.

Kështu po vlerëson Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat.

“Trendi i krijuar, pagat e vogla, kushte e punës, të gjitha këto së bashku por duke ia shtuar edhe atë që realisht edhe me pagat që i kemi patur ndoshta në shumë raste solide, me këto paga nuk kemi mund të bëjmë asgjë me përjashtim të një ushqimi, absolutisht nuk ke mundur të mendosh për një martesë të një familjari, nuk ke mundur të mendosh për një pushim javor mos të flasim për mujor dhe nuk ke qenë i sigurt që nesër nëse një anëtar i familjes të sëmuret që do kesh mjete për shërimin e tij. Pjesa dërmuese e këtyre punëtorëve kanë punuar sot për nesër dhe duke e bërë një paralelizëm mes atyre që janë këtu brenda dhe atyre që kanë dalë jashtë megjithatë është gjendja shumë më e mirë e atyre që kanë dalë jashtë. Tani edhe nëse bëhet një pagë më se sa mund ta merr në Gjermani dhe vende të tjera për momentin këta punëtorë e ‘kanë ndarë mendjen që duhet të largohen’ sepse nuk janë trajtuar aq sa kemi mund me i trajtu, sepse e kuptoj se nuk kemi mund t’ia bëjmë kushtet e barabarta sikur në Gjermani apo Zvicer, i kemi ketrajtuar duke u nisur nga pagat e vogla, vonesa e pagave, mungesa e marrëveshjes kolektive që sot nuk e kemi, duke u nisur nga mosrespektimi i ligjit të punës, i ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, duke u nisur nga ajo që një kontest mes punëdhënësit dhe punëmarrësit ka qenë dhe për të ardhur deri një vendim përfundimtar i atij kontesti, duke u nisur nga inspektorati, gjykata, gjithë kjo periudhë, nëse një punëtorë është shkarkuar në mënyrë jo të ligjshme i është nevojitur 6-7 vjet me marrë një përfundim dhe këto janë ato arsyet që njerëzit janë ngop me padrejtësitë”, deklaron Jusuf Azemi.

JU REKOMANDOJMË

Bie pak nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
27/08/2026 - 09:45

Çmimi i naftës ka shënuar një ulje prej 2 centësh, duke sjell një lehtësim të vogël për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Sipas çmimeve të cilat i ka...

Më shumëDetails

Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim

Hoxhaj para qeverisë: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim
27/08/2026 - 09:36

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, për uzurpim të pushtetit dhe përmbysje të rendit kushtetues. Nga protesta e PDK-së...

Më shumëDetails

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
27/08/2026 - 09:23

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të vijë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Kosova ende pa institucione të reja dhe president, partitë tregojnë kushtet për dalje nga ngërçi

Kosova ende pa institucione të reja dhe president, partitë tregojnë kushtet për dalje nga ngërçi
27/08/2026 - 09:06

Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja dhe pa president të zgjedhur, disa javë pas zgjedhjeve. Përpjekjet për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu ka një rekomandim për Policinë e Kosovës

Ganimete Musliu ka një rekomandim për Policinë e Kosovës
27/08/2026 - 08:57

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u vendos përballë disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në aktivitetin e partisë përpara objektit të qeverisë. Gjatë aktivitetit, Musliu...

Më shumëDetails

PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë

PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë
27/08/2026 - 08:40

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    418 Shpërndaje
    Shpërndaje 167 Tweet 105
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë