Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova ende pa institucione të reja dhe president, partitë tregojnë kushtet për dalje nga ngërçi

27/08/2026 - 09:06
në Kryesore, Lajme
A A
Kosova ende pa institucione të reja dhe president, partitë tregojnë kushtet për dalje nga ngërçi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja dhe pa president të zgjedhur, disa javë pas zgjedhjeve. Përpjekjet për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë prodhuar ende rezultat, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja kanë shprehur rezerva për mbështetjen e procesit.

LVV-ja ka bërë të ditur se tashmë ka emra për presidentin e ardhshëm, por sipas Glauk Konjufcës, ata nuk do të bëhen publikë para takimit me LDK-në. Kjo e fundit ka deklaruar se është e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual, duke theksuar se nuk ka më arsye për zvarritjen e formimit të institucioneve.

PDK-ja, përmes deputetes Ariana Musliu-Shoshi, ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike. Ajo ka kërkuar që LVV-ja dhe LDK-ja, si palë që po negociojnë, t’u japin qytetarëve përgjigje për procesin, duke përsëritur se PDK-ja do t’u qëndrojë vendimeve dhe parimeve të saj.

Nga LDK-ja, deputeti Ermal Sadiku ka thënë se ende nuk është momenti për të diskutuar emrat e kandidatëve, pasi fillimisht duhet të dakordohen parimet për një president konsensual. Ai ka konfirmuar se deputetët e LDK-së do të jenë në sallë nëse arrihet marrëveshje me LVV-në.

Ndërkohë, AAK-ja ka vendosur kushte për pjesëmarrjen në seancën e zgjedhjes së presidentit. Deputeti Burim Ramadani ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ndihmojë në sigurimin e kuorumit vetëm nëse zbatohen gjashtë pikat e AAK-së. Sipas tij, marrëveshja duhet të përmbajë zotime konkrete dhe program, e jo vetëm emra dhe poste.

Edhe deputetja Time Kadrijaj ka konfirmuar se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në seancë nëse LVV-ja dhe Albin Kurti nuk deklarohen për gjashtë kushtet e partisë.

Në këtë situatë, formimi i institucioneve të reja dhe zgjedhja e presidentit mbeten të varura nga arritja e një marrëveshjeje politike, ndërsa partitë vazhdojnë të kushtëzojnë mbështetjen e tyre. /Frontonline

JU REKOMANDOJMË

Ganimete Musliu ka një rekomandim për Policinë e Kosovës

Ganimete Musliu ka një rekomandim për Policinë e Kosovës
27/08/2026 - 08:57

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, u vendos përballë disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në aktivitetin e partisë përpara objektit të qeverisë. Gjatë aktivitetit, Musliu...

Më shumëDetails

PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë

PDK e AAK kërkojnë të hyjnë në Qeveri, polici: Do ta pyes Kurtin nëse pranon t’ju takojë
27/08/2026 - 08:40

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për...

Më shumëDetails

Behrami: Albin Kurti u fsheh edhe në Rambuje, edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë

Behrami : Po zhvillohet garë e nxehtë mes VV-së dhe Nazim Bllacës se kush po e sulmon më fort Hashim Thaçin
27/08/2026 - 08:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar se po i shmanget përgjegjësisë politike dhe pjesëmarrjes në...

Më shumëDetails

Baraliu: E pafalshme mungesa e marrëveshjes, vendi ka plot emra për president

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
27/08/2026 - 08:12

Profesori i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka kritikuar krizën politike në vend dhe mungesën e arritjes së një marrëveshjeje mes partive politike, nga e cila do të dilnin...

Më shumëDetails

PDK sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova

PDK sërish para Qeverisë, i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova
27/08/2026 - 08:01

Deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët po zhvillojnë aksionin e bllokimit të hyrjes së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit,...

Më shumëDetails

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    409 Shpërndaje
    Shpërndaje 164 Tweet 102
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë