Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

73 vite nga lindja e heroit nga Gushavci i Mitrovicës, Harun Beka

03/06/2024 - 12:09
në Kryesore, Lajme
A A
73 vite nga lindja e heroit nga Gushavci i Mitrovicës, Harun Beka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Harun Beka u lind më 3 qershor të vitit 1951, në një familje të varfër por shumë bujare, familje tipike shqiptare. Ishte njeri nder 12 bijtë e bijat e baba Nebihut dhe i nënë Hamides. I rritur në varfëri por i rrethuar me një dashuri te veçantë prindërore, Haruni, në familjen e tij u rrit i shëndetshëm dhe shumë i shkathët.

Shkollën fillore dhe te mesme e kreu ne Mitrovice. Ne vitin 1972 pasi kreu një kualifikim për gjeologji ne Lubjane u largua për kushte me te mira ne Gjermani.

Pas shpërthimit te Demonstratave te lavdishme te vitit 1981 Haruni qe ne atë kohë shkonte neper tubimet dhe demonstratat e organizuara ne mbështetje te rinise dhe popullit shqiptar. Në këto dhe manifestime te kësaj natyre Haruni njohu edhe Kadri Zekën, person i cili tek ai la mbresa te jashtëzakonshme. Qe nga kjo kohe për Harunin çdo gjë tjetër ishte dytësore, vetëm lufta ne mbrojtje te interesit dhe çështjes kombëtare ishte motoja e tij.

Ne një tubim, ne qershor te vitit 1983 ne Sunden tç Gjermanisë, përfaqësia jugosllave kishte organizuar nje salle ne te cilën përveç shfaqjes se një filmi, do te propagandohej edhe jeta e shqiptarëve në Jugosllavi. Ne këtë tubim ishte i dërguar edhe konsulli e vicekonsulli i cili rastësisht ishte shqipfoles por me shpirt jugosllavi. Haruni duke qene i vetëm ju kishte dërguar mesazh organizatoreve se nuk do te le të flasë.

Harun Beka i njohu dhe e njohën gati te gjithë personalitetet relevante ne mërgatë. E kishte shoke te mirë, Enver Hadrin i cili u vra ne Bruksel nga UDB-ja, madje e motra e tij pas vrasjes se Enverit i thoshte Harunit se tani e tutje ti je vellai im, edhe per arsye se Haruni sikurse edhe Enveri mbante mjekër.

Haruni ishte i prere, dhe nuk i duronte njerëzit e pa kurriz e te luhatshëm. Ne një takim te rastësishëm ne Dyren, ku ishin mbledhur shume shqiptare e i shprehnin fjale miradie ish udheheqsit te larte te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise Azem Vllasit, Haruni u ngrit e i tha: Shih ketu, Azem Vllasi, mos mendo se vetëm pse u burgose 2 muaj u bëre patriot, ti ishe ai qe serbët te shfrytëzuan deri ne maksimum.

Krismat e para kundër Serbisë, qe filluan si atentate, Haruni i priti si sihariqin me të mire qe mund ti vinte nga Kosova. Rritja e këtyre krismave dhe shndërrimi i tyre ne UCK ishte gëzimi me i madh i tij. Haruni thoshte shpesh, vetëm me djeg shkaun me barot, ateherë fitohet liria.

Qe nga kjo kohe, Haruni u përqendrua me tere qenien ne ndihmën e kësaj lufte te lavdishme, deri sa edhe u be pjese e saj. U mor shume edhe me organizimin dhe percjelljen e mërgimtareve te shumte qe u kthyen e i dolën zot vendit te vet, pastaj ishte nder kryesoret nga Partia Revolucionare Shqiptare qe drejtonte furnizimin e UCK-së nga Shqipëria.

E gjithë kjo Harunit nuk i dukej mjaft, prandaj qe në pranverën e vitit 1998 kishte kërkuar qe te rreshtohej ne radhët e UCK-se, kërkese e cila ne fillim ju refuzua. Me muaj te tere Haruni ne çdo takim te vetmen gjë qe shtronte ishte kërkesa qe ai te lejohej te radhitet ne njësitet e UCK-se.

Ne verën e vitit 1998, jo për fajin e tij, dështoi hyrja ne Kosove për arsye te problemeve ne komunikim, dhe kjo u shty deri ne dimrin e po atij viti, kur Haruni u bashkua me shokët e tij te frontit. Ishte fat i tij qe te operonte ne piken strategjike te Koshares, ne betejën më te vështirë por te lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, kur për here te pare u thye kufiri artificial ne mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ditën e 11 Prillit 1999 Kosovës do t´i rritej lavdia me trimëritë e trimave sypatrembur si Sali Ceku, Agim Ramadani, Rrahman Tafa e Harun Beka, të cilët me heroizmin e tyre u bene shembull se si duhet luftuar dhe vdekur per Shqipërinë. Lajmi për rënien e Harunit i tronditi te gjithë, por edhe i bëri krenar të gjithë ata që e njohën dhe që e kishin shok të idealit.

JU REKOMANDOJMË

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi
04/11/2026 - 22:56

Hulumtuesja Saranda Ramaj ka kritikuar mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia për atë që ka ndodhur nuk...

Më shumëDetails

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
04/11/2026 - 22:23

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit në udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren. Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
04/11/2026 - 22:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë. I ftuar në “Politiko”, Gashi ka thënë se beson se...

Më shumëDetails

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
04/11/2026 - 21:47

Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë
04/11/2026 - 21:37

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, duke folur për rezultatin e dobët të Republikanëve në zgjedhjet e mesamandatit në Amerikë, tha se “kjo votë ka qenë...

Më shumëDetails

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar
04/11/2026 - 21:13

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë