Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth takimit të mbajtur me kryeministrin Kurti, të cilët kanë biseduar rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme.
“Me Albinin si Kryeministër duhet të bisedohet kurdo që ka nevojë të trajtohen çështjet me interes të përgjithshëm. Është mençuri e të gjitha palëve me i diskutu çështjet me të cilat është duke u përballur Kosova dhe për vendimet që duhet marrë”, shprehet ai.
Haliti thotë se tavolina për bisedime për zgjedhje është zyra e Presidentes, e cila vlerëson kohën e momentin, si dhe përgjigje pozitive nga partitë tjera për çështjen e zgjedhjeve.
“Tavolina e bisedimeve për çështjen e zgjedhjeve është Zyra e Presidentes e cila vlerëson kohën e momentin kur do të ketë përgjigje pozitive nga partitë për çështjen e zgjedhjeve”, deklaroi deputeti.
Tutje, ai ka folur dhe për takimin e mbajtur nga PDK-ja me kryeministrin e vendit.
“Albini në këtë tryezë përfaqëson partinë VV, por jo kryeministrin, z. Kurti, me ftesën e tij që ju bëri Kryetarëve të partive, u përpoq që veten të prezantojë si person që qëndron mbi partitë, duke i dhënë mesazh Presidentes që kompetencat tuaja janë edhe më të kufizuara se sa t’i japë Kushtetuta”, tha Halitit për Gazeta Blic.
Deputeti thotë se sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, ka deklaruar që Kurti po dëshiron të luajë me partitë opozitare.
“Sa ju përket zgjedhjeve të ardhshme, unë që në start kam deklaruar që Kurti po do që të luajë me partitë opozitare”, shtoi ai.
Deputeti krahas kësaj ka treguar se a ka pasur sukses darka e Kurtit me Krasniqin dhe për çfarë janë marrë vesh.
“Sidoqoftë, darka e Kurtit me Krasniqin pati një sukses të shënuar, u morën vesh që PDK të votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Sa për zgjedhje, duke u bazuar në deklarimet e Kurtit dhe eksponentëve të LVV duhet të presim”, deklaroi deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.













