Gani Jakupi, konsulent i MPJD-së me pagë 7.500 euroshe në muaj, ka takuar më në fund një ambasador.
Pas shumë takimeve jo aq kredibile, Jakupi ka takuar më në fund një njeri që mban funksionin e ambasadorit. Më saktë, Jakupi ka takuar ambasadorin e Lituanisë në Këshill të Evropës, Andrius Krivas.
Jakupi e ka përshkruar takimin në terme interesante. Sipas Jakupit, ambasadori i Lituanisë është tifoz i librit të tij.
“Është lajkatare që të zbulosh se ambasadori i Lituanisë, Andrius Krivas, nga Presidenca e Këshillit të Evropës është tifoz i tillë i [romanit grafik] “Retour au Kosovo”! Falënderues ndaj Lulzim Hisenit, ambasador i Kosovës, që na njoftoi” – ka shkruar ai.













