Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ja kush është Muharrem Qerimi, i dyshuari për bashkpunim me BIA-n serbe

05/06/2024 - 15:44
në Kryesore, Lajme
A A
Del fotografia e të arrestuarit për spiunazh në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Njëri prej tyre është Muharrem Qerim nga Ferizaj. Indeksonline mëson se ai në të kaluarën ishte hetues në Policinë e Kosovës, deparatamenti kundër Krimeve të Rënda.

Në telashe me drejtësinë ishte edhe vëllai i tij, ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Shpend Qerimi. Ai është dënuar me 25 vjet burg për shpërthimin e vitit 2007 te lokali “Sekiraqa” në Prishtinë, që shkaktoi vdekjen e dy personave.

Kujtojmë se Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan gjatë ditës së sotme për bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Ata janë ndaluar për 48-orë, tha sot Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale konfirmoi operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës që rezultoi me arrestimin e dy spiunëve të dyshuar.

Prokuroria tha se dy të dyshuarit e ndaluar kanë nënshtetësi kosovare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, tha Prokuroria.

Ditëve në vijim, Prokuroria Speciale tha se do të ndërmarrë hapa të tjerë hetimorë lidhur me këtë çështje. /Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur
Kryesore

Osmani i pret kongresistet amerikane: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur

30/05/2025 - 18:11
FSK dhe ushtria amerikane në trajnim të përbashkët, ambasada e ShBA-së: Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë
Kryesore

FSK dhe ushtria amerikane në trajnim të përbashkët, ambasada e ShBA-së: Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë

30/05/2025 - 18:01
“Trepça”, ftesë minatorëve: Tërhiquni nga përmbarimi – rrezikohen pagat për dy muaj
Kryesore

“Trepça”, ftesë minatorëve: Tërhiquni nga përmbarimi – rrezikohen pagat për dy muaj

30/05/2025 - 17:44
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Kryesore

Komunikata e Avokatit të Popullit për shtesat e fëmijëve serbë, Ministria e Financave: Po e dëmton imazhin e shtetit

30/05/2025 - 17:08
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paditë ZRRE-në
Lajme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paditë ZRRE-në

30/05/2025 - 17:08
Në takim me ambasadorin francez, Abdixhiku propozon “Qeveri të Unitetit” si zgjidhje për krizën politike
Kryesore

Në takim me ambasadorin francez, Abdixhiku propozon “Qeveri të Unitetit” si zgjidhje për krizën politike

30/05/2025 - 16:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Faturat e majit/ Qytetarët ankohen për fatura të papërballueshme të rrymës, bizneset protestojnë duke bllokuar rrugët

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë