Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot nisin zgjedhjet europiane, si organizohen dhe kush mund të votojë?

06/06/2024 - 09:52
në Kryesore, Lajme
A A
Sot nisin zgjedhjet europiane, si organizohen dhe kush mund të votojë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 6-9 qershor.

Çfarë është Parlamenti Evropian?
Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian.

Parlamenti Evropian, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian.

Ky institucion ka përgjigjegësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian – pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë – dhe të komisionarëve.

Për dallim prej parlamenteve kombëtare, Parlamenti Evropian nuk ka të drejtë të propozojë ligje, por mund të negociojë ligjet e propozuara prej Komisionit Evropian.

Parlamenti Evropian përbëhet prej 720 anëtarëve dhe zgjedhjet për të mbahen çdo pesë vjet.

Deputetët e këtij instutucioni e zgjedhin më pas presidentin për një mandat dy vjet e gjysmë.

Presidentja aktuale në largim është Roberta Metsola e Italisë.

Roberta Metsola.
Roberta Metsola.
Kush mund të votojë?
Në 21 vende anëtare mund të votojnë shtetasit mbi moshën 18-vjeçare.

Në Belgjikë, Gjermani, Austri dhe Maltë, mosha minimale është 16-vjeçare.

Shtetasit e Greqisë, që kanë mbushur 17 vjet në vitin zgjedhor, do të mund të votojnë po ashtu, ndërsa në Hungari, individët e martuar mund të votojnë pavarësisht moshës.

Shtetasit e BE-së mund të votojnë në shtetin e tyre të origjinës, apo edhe prej jashtë.

Votimi prej jashtë është i lejuar në të gjitha vendet anëtare, përveç në Çeki, Irlandë, Maltë dhe Sllovaki.

Në Bullgari dhe Itali, kjo e drejtë u takon vetëm atyre që jetojnë brenda bllokut evropian.

Shtetasit që jetojnë në ndonjë vend tjetër të BE-së mund të zgjedhin për të votuar prej shtetit të origjinës, apo për kandidatët e shtetit ku jetojnë.

Votuesit mund të zgjedhin se për cilin kandidat të cilit vend do të votojnë, mirëpo nuk u lejohet që të votojnë në dy shtete në të njëjtën kohë.

Si votohet?
Në disa vende anëtare, votuesit do të mund të zgjedhin një kandidat prej listave të ngushta – pra nuk lejohet ndryshimi i rendit të kandidatëve të preferuar – ndërsa në disa vende tjera, ata mund të zgjedhin kandidatët individualisht, përmes një sistemi preferencial.

Varësisht prej ligjeve kombëtare, disa votues mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në ambasadat kombëtare, përmes postës, apo në mënyrë elektronike.

Kush mund të garojë si kandidat?
Votuesit mund të zgjedhin kandidatë individualë apo delegatë të partive politike, varësisht prej shtetit.

Pasi të zgjidhen, politikanët prej secilit vend mblidhen nëpër grupe evropiane, varësisht prej orientimeve politike, për të formuar Parlamentin.

Disa vende anëtare, përfshirë Gjermaninë, përcaktojnë që për zgjedhjet e Parlamentit Evropian mund të nominohen vetëm pjesëtarë të partive politike apo figura të lidhura me politikën.

Individët e zgjedhur nuk mund të mbajnë pozita në qeveritë kombëtare apo trupa tjera politikë, sikurse Komisioni Evropian, Gjykata e Drejtësisë apo Gjykata e Audituesve.

Mbi të gjitha, të gjithë kandidatët duhet të jenë shtetas të BE-së.

Parashikimet për zgjedhjet e vitit 2024
Gjashtë prej 10 shtetasve të BE-së kanë shprehur interesim për të votuar në këto zgjedhje, ka treguar një sondazh i kryer prej Agjencisë së Statistikave të BE-së, Eurostat, në prill.

Parashikimet e sondazhit tjetër Europe Elects tregojnë që prej 720 ulëseve në Parlamentin Evropian, grupi i Partisë Popullore Evropiane – që i përket qendrës së djathtë – do t’i fitojë 180 ulëse, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve – që i takon qendrës së majtë – pritet të fitojë 138 ulëse, ndërsa Rinovoni Evropën, parti liberale e qendrës, pritet të fitojë 86 ulëse.

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë pritet të fitojnë 75 ulëse, ndërsa Identiteti dhe Demokracia pritet të fitojë 68 ulëse.

Partitë tjera më të vogla pritet të fitojnë së bashku 173 ulëse, sipas sondazhit.

Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2019
Në zgjedhjet e kaluara ka ndodhur një ndryshim i madh në forcat partiake, pasi partitë e qendrës së djathtë dhe ato të qendrës së majtë kanë humbur një pjesë të votave kundrejt partive më të vogla.

Partia Popullore Evropiane dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve kanë humbur 76 ulëse së bashku.

Kjo nënkupton se ato kanë humbur shumicën, që e kanë gëzuar për kohë të gjatë.

Diçka e tillë ka rezultuar me krijim të koalicioneve me grupet partiake të qendrës dhe ato pro BE-së, sikurse Rinovimi i Evropës dhe Të Gjelbrit.

Dalja në votime atë vit pati arritur në 50.66 për qind – shifrën më të madhe në 20 vjet – çka përbën rritje prej 8 për qind prej vitit 2014.

Një realitet i tillë tregon për një rritje të interesit publik në çështjet si ndryshimet klimatike, migrimi dhe pabarazia ekonomike.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

“Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
26/08/2026 - 22:54

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”. Në një adresim dërguar mediave, thuhet...

Më shumëDetails

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator
26/08/2026 - 22:25

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë “Orën e Pritjes”, një ekran që shënon numërimin e ditëve deri më 16 shtator, datë kur...

Më shumëDetails

Kurti: Nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën, kush ka dyshime le t’i drejtohet Kushtetueses

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
26/08/2026 - 22:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson se është shkelur Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, apo...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra
26/08/2026 - 21:59

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime. Vendimet e marra: – Miratuar...

Më shumëDetails

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”
26/08/2026 - 21:46

Gazetari i luftës Paul Watson i Los Angeles Times më 17 maj të vitit 1999 kishte qëndruar për një reportazh në një fshat në veri të Kosovës. Atje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    342 Shpërndaje
    Shpërndaje 137 Tweet 86
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë