Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rafuna: Është e vështirë t’i bindim investitorët se në Kosovë ka zhvillim

06/06/2024 - 10:31
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari i OEK: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Kurti gjatë një panairi ekonomik në Turqi këtë javë u ka bërë thirrje bizneseve turke që të vijnë të investojnë në Kosovë pasi që sipas kryeministrit Kosova është kampion në Ballkan sa i përket respektimit të ligjit.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në vitin 2023 në Kosovë kishte investime të huaja rreth 800 milionë euro, kryesisht nga diaspora, mbi 90 për qind të tyre për blerje të patundshmërive, që i bie pakrahasimisht më pak sesa shtete fqinje.

Në Serbi mbi 4.5 miliardë investime të huaja. Rol të madh kanë luajtur investimet nga Kina.

Në Shqipëri investime të huaja ishin mbi 1 miliardë, rreth 400 milionë euro investime të bërë nga bizneset e Kosovës. Në Mal të Zi mbi 1 miliardë euro

Ndërsa, në Maqedoni të Veriut mbi 600 milionë euro dhe investitorët e huaj kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të investojnë sërish në Maqedoninë e Veriut për shkak të mungesës së strategjisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se Kosova po e ka të vështirë t’i bindë investitorët se nuk është e njëjta sikurse në vitin 1999.

“Unë kam pas edhe takime të tjera me investitor të tjerë potencial, ne po e kemi të vështirë që ta largojmë atë imazhin që kemi atë fotografinë e vitit 99-të si një vend i dalë nga lufta pasi që investitorët po mendojnë se ne jemi mbetë prapa dhe kur po vijnë po e shohin zhvillimin po mbesin të habitur: por është edhe tjetra sepse shteti duhet të ofroj siguri të investimeve dhe problemi me Serbinë është një çështje që po ndikon jashtëzakonisht shumë”, tha Rafuna për Rtv21.

Njohës të ekonomisë e arsyetojnë shumën e madhe të investimeve të huaja në Serbi me numrin më të madh të qytetarëve dhe potencialin për shitje më të madhe në vendet e Evropës. Profesori i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se përderisa në Kosovë kryefjalë është “lufta”, Kosova do të vazhdojë të vuajë për investitorë të huaj.

“Vetëm në Serbi shteti turk ka krijuar më shumë se 20 mijë vende pune mos të flasim për investime të tjera, përdersa ne në Kosovë në vazhdimësi flasim për luftën e mundshme me Serbinë dhe nuk kemi një stabilitet politik asnjëherë nuk do të arrijmë që të sjellim këta investitor në vendin tonë”, tha Gerxhaliu.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerëson se investimet që po bën diaspora nuk po sjellin zhvillim ekonomik. Shtron nevojën për ndryshim të qasjes në këtë rrafsh.

“Jo nuk jemi të kënaqur pasi që vetëm 80 milionë janë investime të cilat mund të themi se kanë hapur vende të punës, pasi që të tjerat kryesisht kanë shkuar në blerje të banesave, patundshmërive dhe kjo nuk është duke na pëlqyer”, shtoi Rafuna.

Njohësit e rrethanave po ashtu konsiderojnë se nevojitet që Kosova të paraqes një ofertë me adekuate për investitorë potencialë.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

“Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
26/08/2026 - 22:54

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”. Në një adresim dërguar mediave, thuhet...

Më shumëDetails

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator
26/08/2026 - 22:25

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë “Orën e Pritjes”, një ekran që shënon numërimin e ditëve deri më 16 shtator, datë kur...

Më shumëDetails

Kurti: Nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën, kush ka dyshime le t’i drejtohet Kushtetueses

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
26/08/2026 - 22:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson se është shkelur Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, apo...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra
26/08/2026 - 21:59

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime. Vendimet e marra: – Miratuar...

Më shumëDetails

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”
26/08/2026 - 21:46

Gazetari i luftës Paul Watson i Los Angeles Times më 17 maj të vitit 1999 kishte qëndruar për një reportazh në një fshat në veri të Kosovës. Atje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    342 Shpërndaje
    Shpërndaje 137 Tweet 86
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë