6 qershori shënohet si Ditë e Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Mitrovicës.
Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së dega në Mitrovicë dhe qytetarë të shumtë ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol ku edhe janë vendosur flamuj të shumtë të UÇK-së.
Dëshmorët i ka përkujtuar edhe nënkryetari Arian Tahiri. Ai ka shkruar se sot kujtojmë heroizmin dhe sakrificën e tyre për ta çliruar vendin dhe për të hapur rrugën për ta ndërtuar shtetin.
Postimi i plotë:
Sot kur shënojmë Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës, kujtojmë heroizmin dhe sakrificën e tyre për ta çliruar vendin dhe për të hapur rrugën për ta ndërtuar shtetin.
Mitrovica frymon me UÇK-në çdo ditë, pasi mirënjohja ndaj veprës së dëshmorëve na mban të motivuar për të punuar tutje.

















