Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Imazheria kombëtare e Rexhep Ferrit

07/06/2024 - 11:17
në Opinione
A A
Maliqi: Kurti t’i dëgjojë amerikanët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Shkelzen Maliqi

Artin e Rexhep Ferrit e shquan një përqendrim i jashtëzakonshëm dhe sublim. Për më se 30 vjet, sa është aktiv në skenën artistike të Kosovës, vepra e tij nuk ka pasur oshilime të mëdha tematike dhe stilistike. Një dorë sovrane krijon dhe rikrijon opusin e koncentruar me piktura dhe grafika të një fryme dhe disponimi. Ndërkaq, ekziston një paragjykim mbi konsistencën e këtillë, sikur me këtë kundërshtohet tendenca dominante kërkimtare në artin modern, imperativi i së cilës është 1ëvizja dhe ndryshimi i pandërprerë, përfshirë këtu edhe ndryshimin dhe tejkalimin e përhershëm të vetvetes. Si shembull i kësaj merrej p.sh. arti i Picassos, me atë rrezatim të energjive eruptive kërkimtare, faza të shumta të krijimtarisë dhe ndryshime të pandërprera në qasje. Dhe nëse artisti, megjithatë, e bënte të kundërtën (duke i mbetur, pra, besnik vetvetes dhe një mënyre të shprehjes dhe të realizimit), paragjykimi zhvlerësues konkludonte se diçka nuk është në rregull me të, se ka rënë në “manierizëm”, “përsëritje” ose mungesë idesh, me pasojën që vepra e tij te cilësohet si jo e “freskët”, joorigjinale, madje edhe artstikisht e pavlerë.

Sot, ky paragjykim nuk është aq ndikues tek artistët dhe kritika. Në të vërtetë, tani kemi evidenca të mjaftueshme se Picasso përfaqësonte vetëm një rrymë në artin modern, ndërkohë që ka pasur edhe artistë të mëdhenj dhe po aq gjenial sa ai, që në vazhdimësi u mbesnin besnikë gjetjeve specifike artistike dhe individualitetit të tyre krijues. I tërë opusi i tyre strukturohet si një përpjekje unikale, si ballafaqim i vazhdueshëm me probleme të njëjta figurative.

Edhe Rexhep Ferri, me vetëdije të plotë, përcaktohet për një qasje të këtillë artistike. Vepra e tij sikur i përmbahet nje motoje si vijon: “Kjo që shihni është vepra ime dhe ky jam unë si krijues; s’kam as nevojë e as tundim që të heq dorë nga ripohimi dhe përsosja e vizioneve figurative që unë i preferoj, si mjete të komunikimit tim me botën.” Një moment tjetër karakterizues për opusin e Rexhep Ferrit është se ai i gërsheton kërkimet tematike të tabanit të romantikës kombëtare, me mjetet shprehëse moderne ku preferohen stilizimet jopërshkruese dhe thelbësisht reduktuese. Ky dualizëm ngërthen një kontradiktë jo fort të zakonshme. Ferri ka një sens prej patrioti dhe si artist gjithnjë gjakon zbulimin e një “picture kombëtare” që do të duhej të ishte një lloj kuintesence figurative e truallit dhe e shqiptarizmës. Por ky sentiment motivues gjithnjë i nënshtrohet një disiplinimi maksimal profesional. Përkushtimi prej piktori atij nuk i lë asnjë dyshim sa i përket intencës dhe realizimit artistik të veprës. Vepra në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë thjeshtë ilustrative, manifestative ose monumentale, aq më pak e ëmbël ose patetike. Edhe pse në artin e tij ka diçka vërtet emblematike, Ferri u largohet imponimeve të drejtpërdrejta ideo-stigmatizuese, si p.sh. përdorimit të simboleve dhe të heraldikës kombëtare me funksione të jashtme paraduese, siç bën zakonisht arti i dobët propagandistik. Në të vërtetë, Ferri gjithnjë i është frikësuar urdhërit përçudnues të dogmës soc-realiste që artin e bënte shërbëtor të një ideologjie. Ai është përpjekur, kuptohet në mënyra subtile, shpesh edhe pahetueshëm, për distancimin e asaj që ai e konsideronte vlerë figurative kombëtare nga përdhunimi i popullizmit të rremë e mashtrues komunist. Por, ai refuzon edhe çdo lloj tjetër të përdhunimit ideologjik të artit; madje sikur shpall dogmën e kundërt: ideologjia që e ngjiz dhe e motivon krijuesin patjetër duhet t’u nënshtrohet lligjeve të artit. Kështu, në ciklin e fundit “Atdheu im torzo” entuziazmi patriotik i nënshtrohet një kontrolli aq të rreptë dhe reduktues, sa që në veprën nuk mbetet asnjë element gjasimi me motivin që pikturohet. Metafora e madhe tretet në minimalizmin e qasjes; kërkesa artistike mbahet e pamëshirshme ndaj konfiguracioneve simbolizuese të çfarëdo lloji. Me këtë arti ferrian arrin pikën e paradoksit, ngase inspirimi dhe hovi epik përfundon me një vizion të kulluar lirik, pothuajse të “psherëtimës” dhe “pasthirmës’ figurative. Analogjia më e afërt e këtij paradoksi mund të gjendet në poezinë e Ali Podrimjës, që është pothuajse krejtësisht epike për nga frymëzimi dhe motivet, por edhe krejtësisht subjektive, puritane dhe reduktuese për nga mjetet e shprehjes. Pra, Ferrin do të mund ta quanim Podrimja i arteve figurative kosovare…

(Revista MM nr. 6-7/ 1998)

JU REKOMANDOJMË

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë
31/01/2026 - 15:08

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e kanë kuptuar. JA...

Më shumëDetails

Kosova mes varësisë energjetike dhe sovranitetit

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/01/2026 - 11:02

Shkruan: Arianit Koci E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe...

Më shumëDetails

Hajnia është hajni dhe s’ka pse krahasohet se kush ka vjedh më shumë e kush më pak

Hajnia është hajni dhe s’ka pse krahasohet se kush ka vjedh më shumë e kush më pak
21/01/2026 - 10:55

Shkruan: Agron Halitaj Manipulimet me vota të kandidatëve të partive kanë ekzistuar edhe në të kaluarën dhe, mjerisht, janë bërë sistematike. Dhe kur hajnia përhapet në masë e...

Më shumëDetails

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
15/01/2026 - 13:57

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia që ka dalë më e dëmtuar se kushdo tjetër nga zgjedhjet e fundit. Rezultati ka të bëjë me humbjen e identitetit politik...

Më shumëDetails

Berat Buzhala: Kuvendi i LDK-së duhet me e detyru Lumirin me vazhdu kryetar të partisë. Qe pse

Buzhala: Gjithë shteti u çu me bo presion në gjykata me rritë çmimin e rrymës – e pabesueshme
14/01/2026 - 21:25

Shkruan Berat Buzhala: Ne politike, nuk ka kurrgjo ma te kote e ma hipokrite se sa doreheqja e revokueshme. Dikush jep doreheqje, sepse e nine pergjegjesine per nje...

Më shumëDetails

Kur arsimi prodhon diploma, por e varfëron shtetin

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
13/01/2026 - 13:49

Shkruan: Arianit Koci Kosova renditet në fund të listës së vendeve pjesëmarrëse në testimin ndërkombëtar PISA*, në lexim, matematikë dhe shkencë. Mes rreth 80 vendeve të përfshira, ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ky është emri që LVV pritet ta kandidojë sot për kryetar të Kuvendit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë