Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me anë të një postimi në facebook ka njoftuar se ka pranuar fanellën e KB Trepçës, shkruan Mitropol.
Çeku është shprehur i nderuar si dhe i ka uruar shumë suksese klubit mitrovicas.
“Nder i veçantë të pranoj fanellën e klubit kampion të basketbollit në Kosovë. Faleminderit KB TREPÇA. Shumë urime për titujt e fundit dhe suksese në garat e radhës!”, u shpreh Çeku.











