Në Mitrovicë të veriut ka ndodhur një rrahje, ku për pasojë një person është dërguar urgjentisht për të marrë ndihmë mjekësore.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00, përderisa veprim është konsideruar nga policia si lëndim i lehtë trupor, transmeton Veriu.info.
“Është shoqëruar në stacionin policor një person mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njotimin e policisë.
Foto: Ilustrim












