Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pasi ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ishte lënë në rreshtin e parafundit në organizimin e bërë sot me rastin e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Abazi ka thënë se ata që janë gjallë dhe kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe çlirimin, do të duhej të uleshin në rendin e parë.
Sipas deputetit Abazi, në rendin e parë do të duhej të uleshin familja Rugova, familja e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushefcit, Edmond Hoxhës, Agim Ramadanit e Zahir Pajazitit.
Në fund Abazi ka thënë se pas çlirimit nga Serbia, duhet të çlirohemi nga vetja dhe nevoja për poshtërim të tjetrit.












