Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet

24/08/2026 - 22:39
në Lajme
A A
Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do të duhej të ftohej në protestën e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën organizimin e platformës “Liria ka Emër”.Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushtaku tha se, sipas tij, Kurti nuk ka kontribuar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Pavarësisht se unë besoj që Albin Kurti më shumë e dëshiron që me u dënu Hashim Thaçi edhe të tjerët në Hagë, “Liria ka Emër” ka menduar që më duhet t’i thirr të gjithë. Unë personalisht thashë që unë besoj që Albin Kurti më me dëshirë e sheh Hashim Thaçin që dënohet sesa që lirohet, sepse ai kalkulon politikisht, nuk kalkulon për çështje kombëtare, fatkeqësisht.”Lushtaku e theksoi qëndrimin e tij, duke thënë se Kurti nuk do të duhej të ishte i ftuar në atë organizim.

“Nuk do të duhej të ftohet fare Albin Kurti në atë protestë. Dihet, ka thënë “Hashim shkon në Hagë” gjithmonë, nuk ka kontribuar që me u mbyllë, domethënë, Gjykata Speciale.”Lushtaku tha se PDK-ja e mbështet organizimin “Liria ka Emër” dhe se mbrojtja e luftës së UÇK-së duhet të jetë përtej përkatësive partiake.

“Gjithsesi është organizimi “Liria ka Emër”. Partia Demokratike e Kosovës ka dalë haptas që janë mbështet dhe ne besojmë që pavarësisht bindjeve politike duhet të ketë çdo qytetar dalë.”Ai gjithashtu deklaroi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, sipas tij, po mbrojnë luftën e UÇK-së në Hagë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, ata po e mbrojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atëherë kur s’ka ekzistuar as Partia Demokratike e Kosovës, as Lëvizja Vetëvendosje, edhe aty ka qenë lufta për mbijetesë, ka qenë lufta çlirimtare që ka mbrojtur nga një masakër e radhës që ka ndodhur nga aparati shtetëror i Serbisë.”Lushtaku tha se mbështetja ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë e sinqertë dhe jo vetëm për arsye politike.

“Dhe unë besoj personalisht besoj që të gjithë duhet të jemi për, por jo vetëm sa për sy e faqe.”

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në vendin tonë
28/11/2026 - 22:35

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur, se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës. Në një njoftim thuhet se...

Më shumëDetails

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së
28/11/2026 - 22:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Flamurit, por nuk përmend dy ngjarje të rëndësishme që lidhen me këtë datë, 28 nëntorin, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn

“Nuk ka fe as s’ka parti…” deputeti i VV publikon video të Kurtit duke festuar me Nikollë Nikprelajn
28/11/2026 - 21:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka publikaur një video në Facebook, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti këndon bashkë me këngëtarin e njohur Nikollë Nikprelaj. Azemi nuk...

Më shumëDetails

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe krenarie për patriotin Dr. Adem Ademi
28/11/2026 - 21:19

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar për mjekun Adem Ademi që u rivarros sot në Mitrovicë, shkruan Veriu.info. Ajo ka thënë se edhe kjo...

Më shumëDetails

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje

Vizita e Krasniqit në Kosovë ishte e 15-ta humanitare, Specialja jep detaje
28/11/2026 - 20:42

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup...

Më shumëDetails

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic

“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic
28/11/2026 - 20:14

Plani i dyshuar për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë ka përfunduar me arrestimin e tre personave në kuadër të rastit të koduar “Kufiri 2”. Sipas Prokurorisë Themelore në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë