Kosova sot festoi 12 qershorin, Ditën e Çlirimit, por fatkeqësisht është Mitrovica e cila nuk ka një datë zyrtare të çlirimit pasi qyteti u nda qysh në atë kohë në dy pjesë.
Pikërisht në këtë ditë Gazeta Online Veriu.info ka realizuar një intervistë ekskluzive me Hasan Pretenin, ish komandant i Batalionit 3 në Brigadën 141 “Mehë Uka” në ZO të Shalës së Bajgorës.
Ai ka rrëfyer ekskluzivisht se si më 20 qershor pasi ngritën flamurin në Stantërg tentuan të lëvizin në drejtim të Mitrovicës por nuk u lejuan nga KFOR-i francez të cilët i rrethuan dhe u dhanë urdhër për çarmagosje.
Ai po ashtu ka rrëfyer detaje edhe nga periudha e luftës së lavdishme të UÇK-së, rrefime që i gjeni në videon më poshtë:













