Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, ish komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka” në ZO të Shalës, Hysni Ahmeti, ka rrëfyer ekskluzvisht për periudhën e luftës dhe momentet e para pas çlirimit të vendit.
Në një intervistë ekskluzive për Veriu.info, ish komandanti Hysni Ahmeti, ka rrëfyer se ka qenë pjesë e luftës në Kroaci, Bosnje dhe në 1998 iu bashkua UÇK-së.
Ahmeti ka treguar eksluzivisht se si e furnizoi me armë Zonën Operative të Shalës nga Sarajeva, nga ku solli 13 kamionë me armatim.
Ai po ashtu ka treguar edhe momentet e para pas çlirimit, kur brigada e drejtuar nga ai u urdhërua té hyjë në Vushtrri, kurse Brigada 142 të hynte në Mitrovicë.
Për herë të parë ai ka thënë se një pjesë e fajit i takon UÇK-së që nuk bëri më shumë për pjesën veriore të Mitrovicës.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:













