Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjenerali britanik: Kosova dhe Serbia të mblidhen në tavolinë dhe të përpiqen t’i zgjidhin çështjet e tyre

13/06/2024 - 19:37
në Kryesore, Lajme
A A
Gjenerali britanik: Kosova dhe Serbia të mblidhen në tavolinë dhe të përpiqen t’i zgjidhin çështjet e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjenerali komandues i trupave të para britanike, që hynë në Kosovë në vitin 1999, Paul Gibson ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi për çka tha se paqja ndërfqinjësore i hapë rrugë integrimit të Kosovës në BE.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të mblidhen në tryezë dhe të përpiqen t’i zgjidhin ato çështje.

“Ju duhet të dini historinë tuaj. Ju duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur më parë, sepse atëherë mund të kuptoni drejtimin e udhëtimit. Por unë me të vërtetë do t’i nxisja të gjitha palët që të mblidhen rreth një tavoline bisedash dhe të përpiqen t’i zgjidhin këto çështje. Në një mënyrë paqësore, pragmatike dhe të ndjeshme”, shtoi ai.

Ai në një bisedë ekskluzive për televizionin publik gjithashtu tregoi se si e gjeti Prishtinën më 13 qershor 1999.

“25 vjet më parë, 13 qershor 1999. Ne arritëm me helikopter rreth orës katër pasdite dhe kam udhëhequr batalionin nëpër rrugët e Prishtinës për herë të parë. Në atë kohë ishte një periudhë shumë emocionuese. Shumë fëmijë të vegjël dhe nëna dolën në rrugë. Kishin lule dhe donin të përqafonin ushtarët. Ushtarët e mi ishin përgatitur për luftë. Pra, ne po përpiqeshim të ishim profesionistë dhe në të njëjtën kohë, kishte një kakofoni zhurme dhe emocioni, ndjenja në ajër nga njerëzit që ishin kaq të kënaqur të na shihnin, kështu që ishte një kohë shumë, shumë emocionuese. Por unë duhej të lija mënjanë emocionet sepse kisha punë për të bërë”, tha Paul Gibson, gjeneral komandues i trupave të para britanike.

Gibson thotë se sot është e jashtëzakonshme ta shohësh kryeqytetin që ka ndryshuar shumë.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh përparimin e Prishtinës. Ajo që pashë në vitin 1999 dhe ajo që shoh sot është jashtëzakonisht ndryshe. Ka një zhvillim të madh. Banesa të larta, qendra tregtare, të gjitha të tjerat, hotele, kështu që është shumë më e gjallë. Ka shumë kafene dhe restorante. Dhe ajo që ndjej është një ndjenjë e vërtetë entuziazmi dhe optimizmi e një popullate shumë të re këtu që flet anglisht jashtëzakonisht mirë. Kështu që unë mund të shoh se e ardhmja është shumë e ndritshme. Përulem kur e di që ajo që bëmë unë dhe ushtarët e mi, në fillim të qershorit 1999 luajti një rol të vogël në atë rrugëtim që Kosova dhe u bë komb i pavarur në vitin 2008. Dhe tani ja ku jemi 25 vjet pas, në një kryeqytet të mirëfilltë evropian , i lulëzuar. Dhe me një të ardhme të madhe përpara”, tha tutje Gibson.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
24/08/2026 - 22:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do të duhej të ftohej në protestën e organizuar në mbështetje...

Më shumëDetails

Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: A ka ndonjë vend të sigurt për gratë?

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
24/08/2026 - 22:14

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, e cila, sipas saj, u vra nga bashkëshorti i saj në shtëpinë...

Më shumëDetails

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit

“Kanë mbjellë vrerë mbi Drenicën”, Mërgim Lushtaku i përgjigjet Fitore Pacollit
24/08/2026 - 22:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Fitore Pacolli lidhur me incidentin e ndodhur muaj më parë në Skënderaj. Rikthimi i...

Më shumëDetails

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
24/08/2026 - 21:32

Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe House në Prishtinë, katër vjet e...

Më shumëDetails

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
24/08/2026 - 21:02

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thnëë se zyrtarët shtetërorë pas sulmit në Banjaska kanë shkuar në Serbi.Ai ka thënë se mund të manipulojnë me fjalë, por e...

Më shumëDetails

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
24/08/2026 - 20:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata. Vendimi, i datës 22 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë